Andi Web-Master


   Age : 21 Anėtarėsuar : 25 Jun 2007 Mesazhe : 2203 Vendodhja : Nuk e di Koha e lire : Para pc,xhiro,qef Puna : Universitet Piket: - Gjendja: Shum Mire
 | Titulli: Top 10 lojtaret me zhgenjyes ne Euro 2008 29/6/2008, 10:44 pm | |
| 1 - Luca Toni ( Italia) Asnje gol,dhe shum raste te humbura per te shenuar,me nje gjendje fizike jo te shkelqyer,njeriu i 39 golave ne nje sezon me Bayernin ka zhgenjyer plotesisht..
2 - Peter Cech (Republika Ceke) Gabimi ne ndeshjen me Turqine do te mbetet ne kujtesen e te gjithve,mendohej se ishte portjeri i dyte me i mire ne bote mbas Buffonit.Tashme ai eshte kaluar bindshem edhe nga portjeri i spanjes Kasiljas.
3 - Thierry Henry (Franca) Nje gol i bukur i shenuar dhe asgje tjeter,dukej shum larg nga fenomeni kur luante me Arsenalin.
4 - Adrian Mutu (Rumania) Nje lojtar i padukshem dhe hija e vetvetes duke mbajtur edhe presionin si lider i skuadres nuk doli asnjeher ne lojen e tij, 11-metershi i humbur me italine nuk do harrohet kollaj.
5 - Mario Gomez (Gjermani) Kuotimet si lojtari i se ardhmes ne fillim te europianit u rezuan te gjitha qe ne ndeshjet e para duke mos lene asnje shenje.
6 - Cristiano Ronaldo (Portugali) Ne nje skuader me me shum llogjike se vitet e tjera duhej te ishte ai qe do te bente ndryshimin,por duke humbur ne driblimet e shumta dhe ne sprintet e teperta humbi dhe shkelqimin e tij,kjo u pa edhe ne ndeshjen decizive me Gjermanine.
7 - Valon Behrami (Zvicer) Ishte lojtari i cili duhej te evidentohej me shum tek skuadra e Zvicres,por u shua ndeshje mbas ndeshje.
8 - Antonis Nikopolidis (Greqia) Eshte simboli i deshtimit te nje skuadre e cila nga maja me e larte zbriti poshte me nje shpejtesi te madhe,nje skuader pa loje e cila doli nga ky europian pa asnje pike.
9 - Eric Abidal (France) Nje lojtar nga i cili pritej ti shikohej dicka,por u pa vetem nje lojtar i padukshem.
10 - Belozoglu Emre (Turqia) I therritur tek skuadra turke si nje lider teknik humbi midis sherreve dhe demtimeve fallce duke i lene vendin shokve te tij me me pak publicitet. _________________ Be Safe With The Best Or Die Like The Rest !! |
|