
|
| | |
| Autori | Mesazh |
|---|
Andi Web-Master


   Age : 21 Anėtarėsuar : 25 Jun 2007 Mesazhe : 2203 Vendodhja : Nuk e di Koha e lire : Para pc,xhiro,qef Puna : Universitet Piket: - Gjendja: Shum Mire
 | |  | | Sajmiri Administrator


   Age : 24 Anėtarėsuar : 12 Dec 2007 Mesazhe : 891 Vendodhja : as vete nuk e di Koha e lire : shum pak Puna : me bollik Piket: 75 Gjendja: Martuar
 | Titulli: Kupa e Intertotes Besa, humbje minimale me Gransshopers 6/7/2008, 4:33 pm | |
| Besa ka pėsuar njė humbje minimale 2-1me gjigandin zvicerian Grasshopers, nė ndeshjen e vajtjes sė turit tė dytė tė Kupės Intertoto. Skuadra kavajase ka lėnė gjithēka tė hapur pėr takimin e kthimit mė 12 korrik nė Tiranė. Pas njė pjese tė parė ku kavajasit qėndruan nė mbrojtje dhe luajtėn me kundėrsulm, zvicerianėt shėnuan dy herė nė minutėn 66 dhe 76 tė pjesės sė dytė. Luliē ishte autori i tė dy golave. U mendua gjithēka si e mbaruar, por, nė minutėn e 82-tė, skuadra shqiptare ėshtė kundėrpėrgjigjur me Herbi Fortunat. Njė gol qė mban gjallė shpresat e saj pėr njė kualifikimtė mundshėm nė ndeshjen e javės sė ardhshme.
|
|  | | Sajmiri Administrator


   Age : 24 Anėtarėsuar : 12 Dec 2007 Mesazhe : 891 Vendodhja : as vete nuk e di Koha e lire : shum pak Puna : me bollik Piket: 75 Gjendja: Martuar
 | Titulli: Besa dėshton, ėndrra i gėnjeu 13/7/2008, 11:39 am | |
|
BESA GRASSHOPERS 0 3 GOLAT Sabanoviē 54', 68', Zuber 85' FORMACIONET BESA: Zendeli, Lila (Ishka 58'), Leci (Veliaj 60'), Shoshi, Ramadani, Meto (Mile 62'), Mancaku, Progni, Sakaj, Alikaj, Fortunat Tr. Iljaz Haxhiaj GRASSHOPERS: Jakupoviē, Voser, Vallori, Kolina, Smildaniē, Luēiē, Zarate(Toure 46'), Mikari, Kabanas(Krusado 62'), Sabanoviē(Zuber 82'), Salatiē Tr. Hans Peter Latour GJYQTARET A.V. Kostandin, G.A. Vidam, J.Popa (Rumani KARTONĖ TĖ VERDHĖ Lila, Sakaj, Leci, Alikaj / Salatiē, Voser MINUTAT 5 Rasti i parė i takimit. Zarate brenda zonės i lirė, godet me kokė, por nuk arrin qė tė shėnjestrojė kuadratin, duke humbur njė rast tė mirė pėr shėnim. 7 Fortunat hyn bukur nė zonėn kundėrshtare, lėshon njė goditje shkrutas, por topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn pingule. 11Mancaku nė hyrje tė zonės godet njė predhė dhe topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn pingule tė portierit Jakupoviē. 30Pasim i shkurtėr i Luliē pėr Kabanas, ai godet menjėherė topin, por mbi shtyllėn traversale. 35Kabanas ekzekuton njė goditje dėnimi nga njė distancė prej 20 metrash, topi ndalet nga muri, ai provon sėrish, por kėtė radhė topi kalon mbi traversė. 37Alikaj ekzekuton nė mėnyrė mjeshtėrore njė goditje dėnimi nga njė distancė prej 30 metrash, topi grushtohet nė limit nga portieri Jakupoviē nė goditje kėndi. 40Alikaj kroson brenda nė zonė, Fortunat kėrcen mė lartė nga tė gjithė, por ėshtė portieri, ai qė ndal topin, duke shmangur rrezikun e golit. 45Luēiē kroson bukur pėr Vallori, qė ishte i vetėm brenda zonės, ky godet me kokė dhe topi ndalet nė shtyllėn shtyllėn pingule. 54Toure, i futur nė lojė nė pjesėn e dytė, jep njė pasim me kokė pėr Sabanovic, i cili del i vetėm me Zendelin dhe nuk e ka aspak tė vėshtirė ta dėrgojė atė nė rrjetė. 0-1 61Kombinim i bukur i zviceranėve nė hyrje tė zonės kavajse, Sabanoviē sėrish del i vetėm me portierin Zendeli, godet fort, pėr kėtė radhė topi ndalet nga shtylla traversale. 66Krusado nė hyrje tė zonės godet fuqishėm, por portieri Zendeli shpėton Besėn, duke grushtuar topin. 67Gabime fatale tė mbrojtėsve kavajas, tė cilėt ia dorėzojnė topin zviceranėve. Toure nė harkun kohor tė dy minutave del i vetėm me Zendelin. 68Dy lojtarė tė Grasshpoers dalin vetėm me portierin e Besės, ėshtė sėrish Sabanoviē, ai qė me portėn bosh pėrcjell topin nė rrjetė. 0-2 79Luēiē nga e djathta ka mjaft hapėsirė, shmang njė mbrojtės kavajas, godet fuqishėm, por janė kėmbėt e portierit Zendeli, qė largojnė topin. 85Zuber futet bukur nė zonė, duke shmangur njė mbrojtės kavajas, shmang edhe portierin Zendeli e mė pas dėrgon topin nė rrjetė, duke trefishuar rezultatin 0-3. |
|  | | Sajmiri Administrator


   Age : 24 Anėtarėsuar : 12 Dec 2007 Mesazhe : 891 Vendodhja : as vete nuk e di Koha e lire : shum pak Puna : me bollik Piket: 75 Gjendja: Martuar
 | Titulli: PERRALLA E BESES QE KUSHTOI 80MIJE ERO 14/7/2008, 10:53 pm | |
| | Kur Besa vetėshpėrfytyrohej me zviceranėt e Grasshopersit, mendja nuk tė mbetej te goli i radhės,por te njė episod tjetėr, larg ndeshjes: atė ditė kur u shfaq nė ekran presidenti Bizhdili dhe premtonte mijėra euro qė do tė ēonin nėpėr shtėpi futbollistėt e tij nė rast kualifikimi.Njė shifėr e bujshme... 80mijė euro, pėr tė cilėn krenohej vetė presidenti, aq sa dhe pyeste me vetėmburrje: "Cili president tjetėr ka ofruar mė shumė pėr kualifikimin"?Edhe pse nuk e kemi pėr herė tė parė, kur nė pragtėndeshjeve ndėrkombėtare premtojmė para dhe jo futboll, sikur kemi dėshirė tė gėnjehemi, disa besonin se Besa ėshtė nė prag tė historisė, edhe pse e dinin se historia asnjėherė nuk kalon nga Kupa Intertoto.Njė kompeticion qė nė fillimet e tij nuk lakmohej shumė nga klubet shqiptare,sepse ofronte aq para sa pėr udhėtimin me avion. Ndėrsa sot, Intertoto ėshtė shndėrruar nė njė ngushėllim mbijetese pėr ekipet shqiptare. Njė ndeshje pėr t'u harruar, thuhet rėndom nė komente dhe nė gazeta. Por Besa, tė cilės iu besua stadiumi "Niko Dovana" i Durrėsit, nuk mund tė harrohetaq shpejt. Edhe pse kemi pėsuar 3 gola, nė histori pėrsėri kemi hyrė, por nga dera e turpit. Tė ndiqje logjikėn e lojės, sidomos nė pjesėn e dytė, tė dukej sikur shifrat e bujshme me para ishin premtuar pėr humbjen dhe jo pėr fitoren.Komentatorėt nė radio lėshonin njė frazė injoruese: "Tanėt po luajnė sikur janė tė fituar. Edhe ndėrrimet e bėra po shkojnė nė favor tė zviceranėve".Por kjo ndeshje, si shumė tė tjera, do tė mbetet pa analizė. Fakti qė specialistė tė federatės vazhdojnė tė mbrojnė humbjet me frazėn "ky ėshtė takati ynė", ėshtė njė arsye mė shumė qė zhgėnjimet nė lojė e me gola tė mos shpjegohen. Kujtoni zellin kolektiv tė specialistėve tanė nė Evropian, kur kritikonin pa frikė trajnerėt Donadoni, Van Basten apo Lėvin e Gjermanisė.Por pėr Besėn qė do tė prekte historinė, qė do tė fshinte nga kujtesa Flamurtarin e dikurshėm, qė do tė hynte nė"Gines"-in shqiptarpėr bastin e 80 mijė eurove, pse nuk bėhet "autopsia"? Frenimi ėshtė i shpjegueshėm: sepse kanė frikė nga presidentėt e klubeve. Nė rastin konkret nga Bizhdili, qė nė kėto momente duhet tė shfaqet nė ekran dhe tė flasė jo pėr shifra, por se si tradhton pa frikė ekipi i tij. Sapo ka mbaruar ndeshja nė "Niko Dovana", dikush ka kujtuar se kanė mbetur edhe tri ekipe shqiptare nė Kupat e Evropės. Sigurisht, nuk do tė pretendojmė kufijtė e historisė, por njė futboll mė tė besueshėm.Do tė thuhen shumė gjėra tė bukura nė gazeta e ekrane, miliona qė do na hutojnė, qė pėr ēudinė tonė dhe pėr aftėsinė e "bosėve tė futbollit", do t'i besojmė edhe nė kėtė sezon. |
|  | | |
| Faqja 1 e 1 |
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |
|