ForumiPortaliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

Fifa dhe Uefa Heqin pezullimin ndaj Kombetares.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2499
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket: 0
Gjendja:

MesazhTitulli: Fifa dhe Uefa Heqin pezullimin ndaj Kombetares.   30/4/2008, 11:50 am

Futbolli shqiptar mund te marre fryme lehtesisht e t'i mbushe mushkerite plot. FIFA dhe UEFA kane hequr ne unanimitet pezullimin qe moren ne mesin e muajit mars dhe e kane kthyer Shqiperine si anetare me te drejta te plota. Ferri 46-ditor mbaroi dhe per futbollin shqiptar nis jeta normale e tij. Pas shume javesh te mbushura me tension dhe ankth nga e panjohura qe na priste, ne rast se nuk do gjendej konsensusi, me ne fund te gjithe se bashku, drejtues e tifoze, kane ndjere nje ndjenje lehtesimi te perzier me kenaqesine qe solli lajmi i mire. Madje, si per ta cuar punen deri ne fund, FIFA ka premtuar se ndeshja miqesore me Polonine do te zhvillohet. Komiteti i Emergjencave ne FIFA vendosi dje te hiqte pezullimin qe pati vendosur Komiteti Ekzekutiv per Federaten Shqiptare te Futbollit ne muajin mars, pas nderhyrjeve te qeverise ne punet e brendshme te FSHF-se dhe futbollit shqiptar. Pas diskutimeve te shumta mes FIFA-s, UEFA-s, FSHF-se dhe autoriteteve shqiptare, statuti i federates me ne fund u firmos nga ministri i Sporteve, Ylli Pango dhe u regjistrua ne Gjykaten e Rrethit Tirane. Ajo qe pritet tashme eshte grupi i punes katerpalesh mes FIFA-s, UEFA-s, FSHF-se dhe MTKRS-se qe te ulen e te gjejne nje zgjidhje per nenin e famshem 53, neni qe u be "molla e sherrit" mes federates dhe qeverise shqiptare. Neni 53 eshte neni qe ka te beje me pavaresine dhe te drejtat e FSHF-se, pavaresi qe nga MTKRS u etiketua si e ekzagjeruar dhe e pakufishme. Ministria e Sporteve nuk mund te toleronte te tille pavaresi per nje federate, ndaj ndermori nje sere masash kunder FSHF-se. Pikerisht keto masa (auditimi i fondeve dhe mos firmosja e statutit) sollen reagimin e FIFA-s dhe UEFA-s, qe, per te mos lejuar nderhyrjen e qeverise ne punet e futbollit shqiptar, vendosen te pezullojne FSHF-ne nga cdo aktivitet, duke e zhdukur praktikisht Shqiperine nga harta e futbollit boteror. Por, pasi presidenti Duka dhe ministri Pango gjeten gjuhen e perbashket ne lidhje me statutin, kjo pasi qeveria e futbollit boteror nepermjet shefit te Komisionit te Krizave, Zherom Shampanj, dha disa indikacione. Ministri Pango premtoi ta firmoste edhe faqen e mbetur bosh, nese presidenti Duka do te pranonte te ngrinte nenin 53 per te bere ndryshime me vone. Pas nje hezitimi te kreut te FSHF-se, ishte nderhyrja e Presidentit Topi, ajo qe solli edhe pranveren e vertete ne futbollin shqiptar.

Duka: U kthyem ne familjen e futbollit

"Jam shume i gezuar. Eshte dicka qe e prisnim me padurim. Kthimi ne familjen e madhe te futbollit na lumturon pa mase", ka thene presidenti Duka, menjehere sapo ka mesuar lajmin e heqjes se pezullimit te futbollit shqiptar. Ai u shpreh vecanerisht i lumtur per Kombetaren dhe klubet shqiptare. "Jam i lumtur per Kombetaren tone qe do te luaje normalisht dhe per klubet tona. Uroj qe te na perfaqesojne me dinjitet ne kompeticionet nderkombetare", deklaroi presidenti i FSHF-se, Armand Duka.

Kronologjia e pezullimit

14 mars 2008

FIFA pezullon Shqiperine ne afat kohor te pa percaktuar. Shkak jane bere nderhyrjet e vazhdueshme te shtetit (MTKRS) ne pavaresine e Federates Shqiptare te Futbollit.

17 mars 2008

Tirana, Partizani, Vllaznia, Elbasani, Besa dhe Shkumbini i kane kerkuar presidentit Duka te zgjidhe situaten, ose te largohet. Klubet kercenojne me bojkotim te kampionatit te futbollit.

20 mars 2008

Ne MTKRS zhvillohet takimi i pare mes presidentit Duka dhe ministrit Pango. Ne perfundim, nuk u arrit asnje rezultat, pasi palet mbrojten me fanatizem pozicionet e tyre.

22 mars 2008

Disa prej klubeve s'zbresin ne fushe dhe java e 24-et nderpritet. Ne mbremje zhvillohet nje mbledhje urgjente. Ndeshjet u luajten te dielen ne kembim te nje takimi tjeter.

27 mars 2008

Klubet kane bere paqe me FSHF-ne. Drejtuesit e klubeve dhe presidenti Duka kane gjetur gjuhen e perbashket, pasi te paret moren garanci per heqjen e pezullimit te FIFA-s.

28 mars 2008

UEFA merr te njejtin vendim duke i mbyllur deren perfaqesueses kuqezi, klubeve shqiptare dhe gjyqtareve tane. Edhe workshopet jane pezulluar deri ne nje vendim te dyte.

1 prill 2008

Ministri i MTKRS-se, Ylli Pango, firmosi statutin e FSHF-se, duke lene vetem nje faqe pa firme, ate te nenit 53. Ne deklaratat e tij, ai tha se kete gje e beri vetem per futbollin.

17 prill 2008

Zhvillohet takimi i shumepritur mes Presidentit Topi, ministrit Pango dhe kreut te FSHF-se Duka. Palet gjejne konsensusin. Statuti do aprovohet, por neni 53 do ngrihet per t'u pare me vone.

21 prill 2008

Sekretari i FSHF-se, Arben Bici, dorezon statutin ne Gjykaten e Rrethit Tirane, ku pritej qe brenda 15 diteve gjithcka te merrte fund dhe statuti te regjistrohej perfundimisht.

25 prill 2008

Gjykata e Rrethit Tirane firmos statutin e federates ne kohe rekord. Kjo fale edhe nderhyrjes se Presidentit Topi e ministrit Pango qe e paten kerkuar dicka te tille.

29 prill 2008

FIFA dhe UEFA heqin pezullimin ndaj FSHF-se. Kombetarja do t'u kthehet arenave te ndeshjeve dhe klubet shqiptare do ta kene te hapur deren per ne Kupat e Evropes.


_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fifa dhe Uefa Heqin pezullimin ndaj Kombetares.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: ARENA E TIFOZAVE SHQIPTAR :: Kampionati Kombetar Shqiptar :: >>(( Kombetarja Shqiptare ))<<-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės