ForumiPortaliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

TREGIME (+ 18 )

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : I mėparshėm  1, 2
AutoriMesazh
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   19/10/2007, 10:34 pm

Syri I Trete



Ai kishte tre sy.
Si te gjithe njerzit normal dy i kishte ne balle, ndersa syri i trete ndodhej tamam aty ku mbaronte shtylla kurrizore, ju shume larte vrimes anale.
Per te qene me te hapur nje sy e kishe ne by-the.
Askush nuk e kishte besuar nje gje te tille, edhe pse gazetat kishin shkruar artikuj pafund, e kishte patur edhe nga ata qe kishin ndermarre studime shkencore, per te analizuar kete crregullim gjenetik.
Pastaj ishin lodhur, e kishin harruar, dhe ai ishte bere pjese e kesaj bote, e cila edhe pse e kishte patur te veshtire ta pranonte, me ne fund e kishte hedhur ne nje qoshe te humbur, diku ne nje ishull te vendit, te rrethuar nga deti e thashethemet.
Jeta nganjehere eshte mjaft mizore me ne. Sikur te mos kishte mjaftuar e gjitha kjo qe fati kishte kurdisur ndaj tij, kur ishte ne moshen 5 vjec Zoti i pati marre driten e syve, dhe e pati lene te verber. Shume vone atij ju kthye veshtrimi serish, por nga te tre syte vetem ai qe kishte ne prapanice rifitoi aftesine per te pare perseri. Donte s'donte do ti duhej te ngrinte te ndenjurat perpjete sa here qe donte te perceptonte boten.
Ja qe duket qesharake, por ai e shikonte boten me By-the.
Bile edhe kur dikush mendonte t'ia thoshte te verteten ne sy, duhej te mendohej mire para se ta bente ate.
Ne pantallona kishte nje vrime, qe korrespondonte me vendin ku ishte syri i tij. Njerzit qeshnin me te, por askush nuk mund ta bente kete mbas shpine, pasi ai i shikonte te gjitha, nuk i shpetonte asgje.
Me kalimin e kohes ai u rrit, e u be nje mashkull i bukur, i fuqishem, i zgjuar e i heshtur.
I njohur kishte qene qe nga lindja.
Vetmia, e kishte bere te mprehte, e njohes te mire te natyres njerzore, por pati kultivuar ne shpirtin e tij edhe ironine dhe cinizmin.
Kishte nje mendje te shkathet, dhe nje gjuhe qe vraponte edhe me shpejte nga ajo e bashke- biseduesve, edhe pse ata pothuaj nuk ekzistonin.
Ai nuk fliste kurre pa u menduar.
Aq mire i njihte njerzit sa nganjehere i degjonte ata, edhe pse nuk e kishin hapur akoma gojen.
Por per fat te keq, tani nuk do te mund te shikonte me.
Njerzit nuk donin qe ai te kishte me nje vrime ne pantallona, pasi kuptohet tani nuk ishte me femije, e kjo do te ishte mjafte shqetesuese jo vetem per komunitetin, por edhe per turistet e shumte qe vizitonin ishullin.
Te tere ishin vene ne siklet.
Nuk mund tja mohonin te drejten per te pare, e nga ana tjeter nuk mund te lejonin qe ai te verdallosej neper ishull me pantallonat e shqyera prej nga dukej me lehtesi jo vetem prapanica leshatore por edhe dicka tjeter qe mund te merrej edhe si hunde, nese do te ishte vendosur poshte syrit te trete.
Ate vit kishin ardhur shume me pak turiste ne ishull, e meqe te gjithe jetonin me te ardhurat e turizmit nuk nguruan te fajesonin by-then e tij .
Kane ikur sepse nuk mund te shikojne nje njeri te tille qe verdalloset gjysem i zhveshur , kishin komentuar te tere, ndersa ata me pleqte kishin thene qe ai ishte nje mallkim.
Qe kur ka lindur ai, ishulli eshte kthyer ne shkretetire, nuk vijne jo turistet, po edhe zogjte kane filluar te largohen vazhdonin komentet.
Te gjithe e urrenin ate, perbindeshin.
Askush nuk i fliste, ndersa ai u kthente te tereve by-the-en , per ti pare e per ti regjistruar ne kujtesen e tij keta njerez te cilet kerkonin ti vidhnin te drejten per te pare.
Nje njeri i vetmuar ecte ne rruget e veshura me kalldrem.
Sapo degjonte ndonje ze ai, perkulej e kthenet by-then andej nga vinte zeri. Ne fakt ishte dicka qesharake, kur shikoj ate njeri qe ecte si orangutang, e nga ajo pjese leshatore e trupit te tij, te cilen ai kishte filluar edhe ta rruante per te reduktuar bezdine qe mund ti shkaktonin qimet e gjata levizte nje sy i shkathet.
E c'ngjyre mund te kishte syri i tij?
A kishte ai qepalla, po qerpike???
Ja pyetje te tilla ishin shpesh objekt bisede i njerzve pavarsisht nga mosha e tyre, ndersa ai si nje hije ecte i vetmuar, e i perkulej botes, jo nga respekti, por nga deshira per ta njohur ate.
Kot nuk thone rruga drejt njohjes kalon shpesh ne disa shtigje shume te veshtira.
Njerzit e urrenin ne kulm, me teper se fati i tij.
Por ja nje dite dikush i afrohet, i therret ne emer, e nuk vonon shume por shikon te ndenjuren e tij e cila kishte fituar nje forme te cuditshme ne perpjekje per tu vete-pershtatur e per ti hapur rrugen drites drejt shqises se fshehur, qe ta fokusoje.
E kuptoin qe tani kishte vemendjen e tij, e kete e shprehte jo vetem perkulja e menjehershme, e shpines, por edhe pozicioni statik i syrit te tij i cili ishte disi me i madh nga nje sy normal.
Ne fillim djaloshi mendoi se do te ishte ndonje reporter, a ndoshta ndonje shkencetare do ti jepte te nenshkruante kontrata pa fund ku do ti kerkohej qe ai tja shiste trupin filan universiteti per studime mbas vdekjes.
Sigurisht qe u habit, kur pa fytyren e Kryetarit te bashkise, qe i buzeqeshte gjithe respekt bythes se tij.
Do te me kerkoj te mos dale me ne rruge me pantallona te cara mendoi, mendoi, por e pa te arsyeshme qe te bisedonte me te.
Ne mbledhjen e keshillit bashkiak dikush kishte dhene idene se ai duhet te ecte vetem ne disa rruge te qytetit , te paracaktuara qe me pare, keshtu qe femijet, vajzat apo dhe grate do te reduktonin sa te mundeshin perplasjet me te.
Pati edhe nga ate qe paten paraqitur ne bashki nje plan studimi, ku kordinoheshin oraret se kur ai mund te dilte neper rruge, apo edhe buze plazhit. Bile kishin sugjeruar qe ne qytet te vendosej nje tabele si ato qe vendosen ne vendet ku ndalohet parkingu i makinave, por ne vend te makines, kesaj here te vendosej nje By-th e zhveshur me nje kryq te kuq, qe do te thoshte se ai nuk duhet te kalonte apo qendronte ne keto zona.
Edhe ky mendim nuk ishte pranuar nga keshilli bashkiak, i cili kishte ftuar qytetaret te ofronin idete e tyre, per te zgjidhur kete problem qe po largonte turistet nga zona, e qe ishte mjaft e rende moralisht per banoret e ishullit.
Dhe ja ku kishte ardhur tani vete kryetari i bashkise, per ta takuar e per ti ofruar ndonje zgjidhje te mundshme.
Kryetari i baskise ishte mjafte i interesuar ne zgjidhjen e ketij problemi, zgjidhja e te cilit do tja rriste mjafte reputacionin atij, tani qe po afronin edhe zgjidhjet lokale.
Fytyra e tij e qeshur, dhe bytha e rruar, me syrin e pangjyre, pa qepalla e pa qerpike perballeshin te heshtur.
Ne dore Kryetari i Bashkise kishte nje cante, te cilen e vuri gjithe kujdes mbi tavoline.
Pasi i folen njeri tjetrit me nje respekt qe nuk e di se ne c'gozhde te arsyes e kishin varur ra perseri nje heshtje.
Kryetari i bashkise, i buzeqeshi prapanices se tij, me nje te qeshur te peshtire, sa qimet ( ato pak qe i kishin shpetuar briskut) erdhen e u ngriten perpjete nga neveria.
Arsyeja e ketij takimi..... si ta them,....... ajo qe me shtyu tju tjakoj eshte..... si te te them e kam veshtire ta nis kete bisede.
Fol. u degjua nje ze qe vinte nga midis kembeve, ndersa tashme syri duket sikur po e shponte tej per tej.
Sic e dini eshte e pamoralshme ajo qe beni duke ecur me by-then e zhveshur te cilen ja ktheni kujdo, duke na dhene nje shaqje aspak te kendeshme- e filloi ai fjalen e tij.
Ky eshte bere nje problem i madh per ekonomine tone, turistet spo vijne me si me pare, shume tregetare kane falimentuar , e shume te tjere po rrezikojne gjithcka kane.
Une, dmth ne si keshill bashkiak pasi kemi diskutuar per jave te tera rreth problemit te prapanices suaj, mendoj se kemi gjetur me ne fund nje zgjidhje- tha ai dhe vuri doren mbi cante.
Kjo nuk duhet te vazhdoje me, -belbezoi me ze te dridhur- dhe pasi nxorri nga canta nje periskop vazhdoi- pra une ne emer te komunitetit te kerkoj ta fusesh kete ne By-the.
Midis tyre ra perseri heshtja, ndersa fytyra e skuqur e perfaqesuesit te qytetit, rrinte i heshtur me periskop ne dore duka ja ngulur veshtrimin syrit te trete, qe kishte filluar te lotonte, e ai nuk arrinte te kuptonte, nga trishtimi a nga gezimi per zgjidhjen e ofruar.


PS. Periskopi eshte instrument optik ne forme gypi qe perdoret nga nendeteset per te pare anijet armike.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   20/10/2007, 10:59 pm

D U B L E
___________________________________________

Nje burre i moshuar rreth te 70-ve capitet ne bulevardin kryesor duke u lekundur sa majtas djathtas e duke u mbeshtetur mbi nje bastun.
Ne te ecuren e tij ka klas.
Ne gishtin tregues ka nje unaze te rende floriri, me nje gur te cmuar.
Ne goje ka nje proteze te arte, e jaken e kemishes e ka te bardhe si floket.
Fytyra e rruar shkelqen.
Me pak fjale ne te gjithe qenien e tij te ngjall respekt.
Po shkon ne varrimin e princeshes, por nuk eshte i trishtuar. Sec ka nje buzeqeshje te pakuptimte ne fytyren e tij, ashtu si veshtrimi i tij i perhumbur.
Ai shikon sa majtas djathtas e nga gjithe ajo levizje qe zbehte rreflektohet ne syte e tij te turbullt, ai shkeput imazhe te cilat i perpunon ne mendjen e tij.
Fytyra nuk i ndryshon asnje grime.
Perpara tij kalon nje vajze e re, e bukur e hijshme. E flladit me parfumin e saj me rini e hijeshi.
I dridhen gjunjet.
Ajo doren vendos mbi bark dhe fytyres i jep nje shprehje qe tregon nje fare bezdie.
Plaku i buzeqesh, edhe pse ajo nuk e ve re.
I eshte fryre barku e i dhemb ngaqe i kane ardhur ato, mendon- dhe tund koken plot bindje.
Pastaj peshtyn ne ane dhe peshperit dicka per mendjen e tij te mbrapshte.
Rrugen vazhdon per tek Hotel Dajti, aty edhe ku zhvillohet ceremonia e Princeshes Suzane.
E gjithe kjo levizje ne rruge nuk e shqeteson aspak ate. Vetem e shtyn te mbledh mendime per te kaluar naten e pagjume.
Nje lyps i del papritur perpara, i kerkon lemoshe, dhe kur has ne indiferentizmin e tij fillon ti puth doren.
Atehere ai ndalon, fut doren ne xhep dhe dic i jep.
Hoxha po therret Ezanin.
Dy te huaj shajne nder dhemb vapen , dhe pijne uje nga bidonat e medhenj.
Ne nje kabine telefonike nje cift puthet, ndersa nje moshatar i tij mbledh ne rruge stikat qe kane rene nga pishat qe shtrihen ne te dyja anet e bulevardit.
Ai ngazellehet.
I shkelqejne syte, kur perballet me nje grua rreth 10 vjet me te re se vetja. Kthen koken dhe ben te thote dicka. Mbase ka deshire per ta thirrur me nje emer, por serish qesh, dhe vazhdon rrugen.
Perpara Hotel dajti eshte mbledhur ajo qe mbahet per aristokracia e vendit. Gra te rregjuara qe nuk u ka mbetur asgje nga bukuria dikur teper e perfolur. Hankot e veshura me te zeza qe i kane gushet e mbuluar me gjerdane te rende ari, te dala jashte mode, qe kushedi nga c'sunduk i kane nxjerre. Ato flasin me njera tjetren, fshijne fytyrat e shukosura e te rrudhura me shamite e shukosura e te rrudhura, qe mbajne ne duart e shukosura e te rrudhura.
Gjithcka identike.
Plaku qendron ne hyrjen e hotelit. Pershendet zoterinjte me borsalina, me syze te arta e me fytyra te ngrira. Nuk ngjitet ne holl aty ku shtrihet trupi i princeshes, por qendron ne hyrjen e tij dhe vetem buzeqesh.
Ai tund koken dhe shikon rrobat e grisura te lypsit, pastaj qiellin.
Po nderojne princeshen, e shume nga ata nuk e dine si quhet.
Syte e turbullt i perloten.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   21/10/2007, 10:04 am

I HUAJI


Gjithcka kishte ndodhur disa qindra vjet e pare, kur mbi trupin e trashe te turbullt te lumit femijėt kishin pare tė pluskonte nje kufome. Me pas peshkataret e nxorren ne breg.
Dhe sic ndodh zakonisht rreth kufomes u mblodhen ne fillim nje grumbull i madh njerzish dhe me pas mizash.
Pasi nuk kishte mbetur me asnje ne fshat pa e pare trupin e tij qė ashtu i rrudhur nga ujet dukej si fik i tejpjekur te gjithe kishin pohuar se i mbyturi nuk ishte i fshatit te tyre.
Askush nuk e njihte.
Fshati kishte filluar te ziente.
Te gjithe flisnin per trupin e panjohur qe lumi kishte sjelle, ndersa parandjenja se kjo ishte nje histori qe do te perfundonte keq e kishin bere edhe me te zhurmshme lumnajen e fjaleve.
Ne fillim te gjithe flisnin per ATE, pastaj per te mos e lene pa emer, duke mos ditur si ta therrisnin, ata e ‘pagezuan’, trupin pa jete, pikerisht buze lumit qe i kishte marre jeten, me emrin I HUAJI.
Te gjithe menduan se gjeja me me mend qe duhej bere ishte te pyesnin njehere ne zonen perreth per ndonje te humbur, dhe ashtu u be. Disa korriere ua hipen kuajve dhe nuk lane pellmbe pa shkelur, kaluan lumin, pyllin dhe malin, dhe pyeten ne cdo fshat, pyeten cdo shtegtar, cdo karvan qe ndeshen, dhe ne mengjes u kthyen duke thene se ai I HUAJI, nuk mungonte askund. Askush nuk e kerkonte ate. Meqenese jetonin ne kohe te trazuara nuk ishte me mend te mbanin nje kufome te pavarrosur, pasi sipas supersticiozeve ‘i vdekuri qe sorrollotat shume ne kete dynja, do shoke’, keshtu qe te gjithe rane ne nje mendje qe ta kallnin ne dhe’.
Pleqte e fshatit thane se do te ishte me mend qe ta varrosnin trupin diku buze rruges, keshtu qe te gjithe ata qe hynin ne fshat do ta kujtoni ate dhe fatin e tij te zi, dhe ai i cili nuk kishte njeri per ta nderuar ne ate zone, do te mbetej gjithmone ne mendjet e tyre. Ne fakt asokohe te vdekurit i varrosnin ne oborret e shtepive, keshtu qe fshatēe u vendos se vendi me i pershtatshem ishte nje shesh buze e rruges ne hyrje te fshatit.
Dhe ashtu bene.
Ne funeralin e TE HUAJIT moren pjese pothuajse te gjithe. Ngaqe nuk e dinin besimin e tij nuk thirren as priftin dhe as hoxhen, por thjeshte e futen ne nje arke druri, hodhen mbi te lule, dhe pastaj e mbuluan me dhe. Ne koken e varrit vune nje gur te madh ku ishin gdhendur fjalet ‘Ketu prehet i HUAJI’. Pati nga ata qe sygjeruan se ai ishte rreth te 60-ve, por uji i lumit ja kishte rrudhur fytyren dhe nuk mund te thuhej asgje e sakte, keshtu qe vendosen te mos e shenonin moshen.
Ate mbremje ra shi.
Shi ra edhe diten tjeter, pastaj nje jave rresht beri kohe e mire.
Njerzit ashtu sic ndodh zaskonisht folen edhe disa dite per te,....... per te dhe per shiun, pastaj gjithcka u mbulua nga e perditshmja dhe vetem guri, ku s'ish shenuar as emer e as moshe, ne buze te rruges u kujtonte atyre qe hynin ne fshat, se aty ishte varrosur nje njeri qe nuk dihej se kush kishte qene, nje fatzi, nje i HUAJ. Kjo i bente ata te ndalonin, te afroheshin prane varrit te tij e te pinin nje cigare ne heshtje a pushonin nje cope here ne shenje respekti, per te nderuar kujtimin e atij qe dikur qe dikush, por qe tani, ishte I HUAJI. Me kalimin e kohes kjo u kthye ne zakon, njerzit nuk hynin e dilnin nga fshati pa ndaluar me pare tek varri i tij. Zera thonin se nese nuk ndaloje, te shkonte rruga ters, pastaj ata qe nuk kishin mese te merreshin te jepnin edhe shembuj per te ta bere me te besueshme. Ja thoshte dikush, Hyseni, i biri, i Cane doracit, shkoi te kerkonte nuse, dhe nuk ndaloi ne varrin e te huajit dhe rruges i vodhen kalin e ēkishte me vete. Edhe Sofoja diten e dasmes nuk shkoi ne varrin e te huajit dhe sot e 13 vjet qe eshte martuar nuk ka femije.
Shembujt ishin te pafund, aq sa nje dite dikush tha se kishte pare ne enderr TE HUAJIN dhe kishte folur me te, madje ky i kishte thene se varri i tij ishte nje vend i shenjte. Keshtu qe aty ndertuan nje kuvli te vogel guri ku ndiznin gjithmone fitila te lyer me vaj.
Vitet rrodhen shpejte si ujet e lumit qe kishte sjelle trupin e te huajit ne fshat.
Ne fakt kishin kaluar disa qindra vjete, luftrat kishin mbaruar, e shteti ishte bere i popullit.
Keshtu nje dite te bukur, nje i deleguar i partise erdhi ne fshat, dhe pasi pa varrin e te huajit, dic bisedoi me kryetarin e kooperatives. Nuk kaloi nje muaj dhe ne vend te kuvlise se grute, bri varrit u ndertua nje lapidar, per te nderuar kujtimin e partizanit te panjohur, qe ishte vrare gjate luftes. Madje nje i derguar nga komiteti preu shiritin e perurimit. Pati nga ata qe thane se varri nuk kishte te bente fare me partizanet, ai kishte qene aty prej qekur smbahej mend, dhe se puna e lapidarit ishte nje pretekst per te prishur vendin e mire. Por partia i dinte gjerat ca me mire, dhe keta qe flisnin lart e poshte u shpallen armiq. Keshtu qe pas nje demaskimi publik ne qender te fshatit ‘armiqte’ i hypen ne ca xhipe dhe per ta nuk u degjua me prej kohesh.
Ca nga frika e ca nga skleroza, ate me pleqte qe e dinin te verteten mbi varrin buze rruges, heshten dhe e ngarkuan ate bashke me mekatet e kesaj bote per ne boten tjeter. Keshtu cdo 5 maj, per 45 vjet rresht pionieret vendosnin lule e benin homazhe ne kujtim te atij, Te HUAJIT, ndersa lapidari i ndertuar me mermer te lire hidhte hije, mbi gurin ku shume vite me pare ishte shkruar ‘Ketu prehet i huaji’.
Pas renies se komunizmit, ca nga makuteria e ca nga urrjetja fshataret i zhvaten pllakat e mermerit te lapidarit i cili ashtu i zhveshur ,ngjante si nje dordolec i lavdise se dikurshme, ndersa guri i varrit te vjeter qe deri atehere kishte qendruar i fshehur pas tij, u shfaq edhe me i mistershem. Tani gjithe cmund te degjoje per te ishte vetem se aty dikur kishte qene nje vend i mire, dhe i varrosuri na paskesh qene nje njeri i perendsie.
Te paret qe e rradhiten te huajin ne rradhet e fese se tyre ishin bektashinjte qe kerkonin te ndertonin nje teqe mbi varrin e tij, por ja qe kjo solli zemerimin katolikeve dhe ortodokseve qė pretendonin se ai u perkiste besimeve te tyre. Te njejten gje pretendonin edhe muslimanet qė thoshin se i huaji na paskesh qene nje hoxhe me emer ne krahine qe kishte vdekur ndersa luftonte me shejtanin
Por populli kishte historite e tija.
Ne to I HUAJI here dilte si nje kurbetli qe e kishin grabitur e vrare e here si nje komit qe e kishin prere ne bese, here si nje kacak i vrare ne pusi e here si nje vella i vrare nga vellai. Te tjere betoheshin se varri qindra vjecar ishte i nje trimi te bukur qe ishte vrare nga shoku i ngushte pasi te dy kishin rene ne dashuri me te njejten vazje. Sa shume histori fliteshin per varrin e tij, te gjithe te bukura, te gjithe rrenqethese, dhe te gjithe thoshin se ai kishte qene i pashem, dhe kishte pasur nje vdekje tragjike. Ne fshat madje kishin bere edhe kenge per te. Kenge qe kendohej ne dasma, e ne sebepe, madje nganjehere shoqeroheshin edhe nga perlotje, qurravitje e nostalgji kolektive.
Historiane me emer iu perveshen punes per te bere te nxjerre te verteten ne shesh, dhe pasi mblodhen gojdhenat qe qarkullonin ne karahine, pozicionin e varrit, simbolet qe e zbukuronin, stilin e gdhendjes se mbishkrimit botuan dhjetra studime per figuren historike te te Huajit, ku ai here u quajt Komiti Selam e here kacaku Seit, here dashnori Ashik, e here rebeli Mezan.
Shume shpejte varri, tani disa qindra vjecar u fut ne guiden turistike te krahines dhe renditej menjehre pas nje shpelle te lashte dhe pas nje burimi me uje te rralle. Madje ne librin turistik fotografia e gurit te gdhendur shoqerohej nga nje histori me data dhe emra konkrete qe shfaqnin fakte te pakundershtueshme per prejardhjen e tij, per vendin e rendesishem qe ai zinte ne historine e kranines dhe popullit, dhe per te shkuaren e ndritur te kombit
Keshtu historia bente veten, si nje fill i padukshem, endej ne data, emra dhe ngjarje qe mbase rastesisht qellonin te kishin lidhje me njera tjetren, duke krijuar ngrehinen mitit, qe deri tani njihej si I HUAJI por qe kishte ardhur koha te kishte nje emer.
Historise i duhej miti dhe mitit i duhej nje emer.
Por asnjehere, askush, qofte edhe per nje moment te vetem, nuk kishte menduar se i huaji mund te kishte qene ndonje ēoban plak, qe kishte rreshkitur ne lume ndersa permirrej, a ndonje prift qe e ishte rrezuar nga kurrizi i kalit, ndonje endacak qe kishte vdekur nga cmenduria, a ndonje .......
Nuk kishte mundesi te kishte qene keshtu. Kete mund ta mendonin vetem njerzit me mungese imagjinate, ata qe nuk besonin ne vlerat e kombit.
Pastaj nje ngjarje kaq banale nuk do te meritonte nje varr aq te vjeter dhe nje mbishkrim kaq domethenes si ‘Ketu prehet I HUAJI’.





*HISTORI E VERTETE *
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor




MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   21/10/2007, 11:29 pm

po dhe un ate thash... po mbase nuk jam shpjeguar mir..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   22/10/2007, 11:17 am

Te vdesesh i lumtur

Nena eshte e lumtur.
Nena betohet qe eshte e lumtur.
Nena duket e lumtur.
Motra ime, mendohet dhe nuk gjen asnje arsye per te mos qene e lumtur, sepse duhet te kesh nje arsye per te mos qene i lumtur.
Gjithesesi, motra nuk jeton me ne.
Ajo ka familjen e saj, nje familje te vogel qe duket kaq padyshueshmerisht e lumtur.
Heyyyyyyyy ne jemi te lumtur.
Femijet i kam te mire, jane shume te degjueshem, punetore, dhe mjaft te bindur, fillon nena deklamimin e lumturise se saj sa here qe miqte vijne te na takojne.
Ata pohojne heshturazi me koke, shikojne nenen ne sy, e cila merr edhe me teper kurajo nga heshtja e tyre per te vazhduar me tej.
Jemi rehat, shyqyr zotit nuk kemi asnje problem.
Se une per dy muaj dal ne pension, dhe me ato para qe do te marr sigurisht qe do te mbyll shume halle, se qe thua ti shtepi pa halle nuk ka, por ne fakt ne jetojme mire.
Se ja, ne kemi nje shtepi te madhe, djali eshte ne pune, dhe ...... mysafiret aprovojne me koke, ndersa nena u afron filxhanin e kafese.... dhe perpiqet te vazhdoje aty ku e ka lene, por sdi te vazhdoje.
Nena s'di te vazhdoje.
Nenes i mbesin fjalet ne fyt dhe te mendosh qe i ka thene qindra here keto fjale.
Nuk eshte e lehte te flasesh per lumturine mendoj une, qe jam gati te vazhdoj aty ku e la fjalen nena, por ajo e gjen fjalen shpejte, dhe rifillon nga e para.
Nena eshte e bindur qe eshte e lumtur, madje ajo betohet per kete.
Miqte pyesin, shpesh jane edhe ciniker te medhenje, bile keqedashes, por gruaja eshte stoike, asaj i duhet te mbroje lumturine e saj, i duhet te flasi per te, sepse ne fakt te ben te ndihesh i lumtur kur flet per lumturine.
Se keni provuar???
Nganjehere kur e shikon se ata nuk jane aq te vemendshem ndaj lumturise sone, tregimi i saj fiton nje ritem tmerresisht te frikshem, ajo e kap per krahu biseduesin e saj, dhe kerkon kaq paturpesisht ta degjojne dhe rifillon rrefimin e lumturise.
Pikerisht atehere kur lexon ndonje shenje mosbesimi ne mimikat e tyre, nena kembengul, ngre zerin, imponohet, e nganjehere perlotet nga lumturia.
Ata duhet te binden qe ne jemi te lumtur, mendon nena me vete, dhe nuk mposhtet per asnje cast.
Ne nuk vuajme nga asnje semundje, kemi bollek, ne kemi kaq shume dashuri e dhembshuri per njeri tjetrin, nuk zihemi kurre, nuk bertasim, respektojme mendimet e njeri tjetrit, jetojme me harmoni, numeron nena arsyet e lumturise se vet ndersa miqte bejne sikur kenaqen edhe ata.
Por jemi vetem ne te dy, une dhe nena.
Kur nena shikon habi a mosbesim ne fytyren e degjuesit, mbushet me fryme, dhe behet gati per tja filluar nga e para, pergatitet per te fituar betejen e lumturise, por pikerisht atehere, qellon qe ata te ngrihen gjithe miresjellje, buzeqeshin, dhe thone se ka ardhur koha te ikin.
Nena ndihet ligesht, buzeqesh, pershendet, shtyn deren, mbetet vetem.
E deshperon e gjitha kjo, por ajo nuk jepet.
Tani s'eshte askush qe ajo te bind se jemi te lumtur.
Une e di qe jemi te lumtur, e kam degjuar qindra here rrefimin e nenes, dhe normalisht e kam besuar ate.
Kush me mire se nena e di se kur duhet te jesh i lumtur.
Nuk eshte koha per te qene i trishtuar.
Nena shkon ne dhomen e saj, mbyll deren, dhe mbase mendon arsye te tjera per te bindur ata per lumturine tone, a mbase edhe per tu vetbindur edhe me teper.
Nena perpiqet te fitoje betejen e lumturise.
Ajo del rralle nga dhoma.
Qendron brenda saj, qan shpesh dhe shpesh qesh, e mbase eshte e cmendur.
Po une nuk duhet te guxoj ta dyshoj nje gje te tille e jo me ta mendoj ate.
Nena nuk mund te cmendet.
Ajo eshte e lumtur.

Kishte dite qe nena nuk dilte nga dhoma.
Nuk vinte ne goje pothuajse asgje, madje edhe kafe nuk kerkonte.
Nje mbremje, vendosa ti coja dicka per te ngrene.
Hapa deren dhe pashe se nena kishte varur veten.
Perballja me vdekjen te mpin, dhe pyetja e pare qe te kercen ne koke, eshte po tani, cfare tani, c'duhet te bej.
Marr telefonin, me duart qe me dridhen formoj numrin e motres, ndersa trupi i nenes lukendet nga nje fllad qe ka filluar te fryje nga dritarja e hapur e dhomes.
Nga ana tjeter e telefonit ka zhurma, motra bertet, degjohet nje e qare femije.
Nena vari veten, them me gjysem zeri, por motra nuk arrin te me degjoje, ajo pyet perseri, cfare, cfare po thua, nuk arrij te degjoj, pastaj kerkon qe femija te pushoje, une i flas kesaj here me ze me te larte, nena eshte varur, por ajo e ka te veshtire te me kuptoje, dhe perseri thote cfare, kesaj here edhe me forte me sa kam ne koke uleras, NENA KA VRARE VETEEEEEEN, por nuk eshte nevoja te bertas, zhurma ka mbaruar dhe motra e degjon mire se cfare po them.
Ka vrare veten perserit ajo, pastaj degjohet nje klithme, perseri zhurme dhe e qara e femijes. Mbyll telefonin, ndersa nena ende e varur duket sikur me perqesh.
E urrej nenen per kete qe beri.
Motra vjen, ajo qan, dridhet e tera, ndersa bashkeshorti i saj me ndihmon ta ulim trupin.
Eshte e pamundur ta kepusesh litarin.
Te vdekurit jane shume te rende.
Tani duhet te lajmerojme te afermit.
Eshte vone, eshte mbase 2 e mengjesit, dhe kane ardhur disa gra, kusherirat tona.
Kane shtrire trupin e nenes mbi shtrat, por ende nuk ka filluar vaji.
Grate presin.
E qara ka kohen e vet.
Cdo gje ka kohen e vet ne nje vdekje.
Duket si nje skenar i pergatitur mire, ku ty te qellon te jesh personazhi kryesor.
Fjalet, shprehjet gjithcka qe thua, duhet ti mendosh shume mire, sepse cdo gje duhet bere sic e duhet, duhen ndjekur rregullat e zakonet qe te respektohet i vdekuri deri ne fund.
Ne kete show une jam ai qe performoj dhimbjen, marr ne telefon kusherinjte e mi te larget, dhe plot dhimbje e solemnitet u them se NENA NA LA.
Ata preken, madje nganjehere edhe me shume se mua qe e kam nene, pyesin per varrimin dhe hollesira te tjera, mbyllin telefonin, dhe pastaj nuk degjoj me asgje.
Trupi eshte ne mes te dhomes, te gjithe jane thirrur dhe pritet vetem ardhja e tyre.
Gjithcka eshte gati.
Tani ato mund te qajne.
Grate fillojne te qajne, shperthen kuja, ulerimat, lot, jarge dhe qurra, shami te shtrydhura, ndersa trupi i nenes ka filluar te vije ere.
Ne dhomen e burrave ka cigare, fytyra serioze, dhe trafik fjalesh.
Njerez qe s'jane pare prej kohesh shtrengojne duart, flasin me ze te ulet, ndersa une plotesisht vetem ne vendin tim shtregoj duart, fiksoj fytyrat e panjohura, tregoj pafundesisht se si kishte ndodhur gjithcka.
Ata tundin koken, pshertijne, bejne komente.
Po c'eshte jeta : thote dikush.
Genjeshter eshte, ja pret dikush tjeter.
Shumica aprovojne me koke, aprovoj dhe une.
Pastaj vijne disa te tjeter, zene vend heshtur pasi kane rrokur duart e mua e kane peshperire dicka qe s'arrij ta kuptoj, psheretijne dhe ai me plaku thote:
Te past lent uraten, po si ndodhi, dhe mua me duhet te tregoj per te 100 here historine, me te njejtat fjale, duke i qendruar besnik rrefimit.
Ehhhh mos u merzit mor bir se i ka jeta keto te keqija, se ja qe thua ti mua me kane vdekur 2 djem.
Po zoti me mbajti mend e krese, se thashe se u cmenda.
Po ja ku jam.
Mjere ai qe iken thote dikush tjeter- se i gjalli ben derman.
Epo nuk thone kot qe zoti ja dha dhembjen gurit e guri plasi, ja dha pemes e pema u tha, ja dha robit, e robi e mbajti.
Ashtu eshte thote dikush tjeter, te gjithe aprovojne , aprovoj dhe une.
Kafe, tym cigare, zhurme, dhe nuk mundem te mendoj per nenen.
Nuk kam kohe as te mbyll syte.
Duhet te interpretosh, ti bindesh zakoneve.
Grate matane pergjojne te vdekuren, here pas here qajne, pastaj fjalosen mes tyresh dhe duket se harrojne per pak qe ne mes te dhomes eshte trupi i nenes.
Ndersa une nuk mund ta kujtoj dot nenen.
Ajo duket e larget.
Vdekja i ben njerzit te larget, me te larget se lumturine.
Nena vari veten.
Ne mesdite e varrosem.
Ne mbremje krejt i vetem u ula ne karrigen e saj, dhe u perpoqa ta sillja ndermend.
U perpoqa te gjeja nje arsye per te kuptuar pse e kishte vrare nena veten, por nuk munda sepse ajo me ishte dukur e lumtur.
Po po, me ishte betuar se ishte e lumtur.
Nena kishte qene gjithmone e lumtur.
Atehere nuk kisha pse vazhdoja te dyshoja akoma.
Gjithcka ishte e qarte.
Ajo e kishte bere nga lumturia......

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   23/10/2007, 10:26 pm

Eksperimenti

Telefoni ka personalitet, ndaj edhe une nuk mund ta injoroj asnjehere zilen, bile edhe kur nuk kam aspak deshire ti pergjigjem.
Gjithmone ata qe te marrin e bejne sepse kane nevoje per ty, por edhe pse e di kete eshte personaliteti i telefonit ai qe me shtyn ta ngre receptorin, ndersa imagjinata seleksionon ata te cilet mund te kene formuar numrin tend, mundesi te cilat reduktohen dalengadale teksa ti degjon zerin e folesit, e me pas meson emrin e tij.

Ngre receptorin dhe degjoj nje ze te panjohur deri atehere per mua, i cili shqipton nje emer krejt te huaj.
I keni rene gabim, nxitohem te them, dhe bej te ul receptorin, ndersa ne anen tjeter degjoj nje ulerime, "Mos e mbyll telefonin".
Si?
"Me falni me se mund tju ndihmoj", them jo pa habi dhe pres te sqaroj sa me shpejte te jete e mundur situaten.
"Te lutem me degjo" thote zeri qe vjen nga ana tjeter,.
"Me se mund tju ndihmoj" pyes perseri, duke mos pasur nje pyetje me te mire per te bere.
"Ne dore kam nje pistolete, dhe dua te flas me dike. Nese e mbyll telefonin dije se do te behesh shkaktar i nje vetevrasjeje" tha ai me nje fryme, dhe heshti, ndersa une degjoj frymemarrjen e crregullt qe ndahej nga ulje ngritjet e diafragmes. Mu deshen disa sekonda per te kuptuar situaten ne te cilen ndodhesha.
"Me falni zoteri, por une......" po perpiqesha ta nxirrja veten me takt, nga kjo mesele, por ai shpertheu " Mos e mbyll te lutem , mos e mbyll. Me duhet dikush qe te me degjoj."
Mire pra, po ju degjoj, por ju duhet te me premtoni se do ta hiqni pistoleten dhe do te perpiqeni te qetesoheni, ne rregull".
" Ne rregull " tha ai dhe dhe pasi psheretiu filloi te flase qete.
"Zoteri i nderuar, une quhem Martin, jam 33, dhe jam gati te kryej nje vrasje".
"Kam vendosur te vrase gruan e cila do te kthehet ne shtepi pas gjysem ore, dhe kam nevoje tja them kete dikujt tjeter. Nuk mund te prese i vetem ardhjen e saj, dhe dua ti ndaj me dike keto momente te renda."
Si???
"Mos e bej... pse... jo per hir te zotit therritini mendjes" nisa te ulerisja ne telefone, ndersa trupi me ishte dersitur nga ankthi e duart me dridheshin .
Mese i bindur ai vazhdoi tani edhe me i qete., " nese e mbyllni telefonin, dhe perpiqeni te lajmeroni policine dijeni se une do te vras veten. Pastaj ata nuk do te kene kohe te identifikojne numrin qe ju ka marre, sepse asaj i kane mbetur edhe 24 minuta per tu kthyer nga puna."
Ai heshti, dhe po keshtu edhe une.
Cfare ju ka bere ajo qe meriton vdekjen arrita te pyes me zerin qe me dridhej ndersa ai kishte filluar te qante tashme.
“ Ajo me tradheton, ajo nuk me ka dashur kurre, bile jo vetem kaq, por ajo nuk me honeps dot, me neverit. Nuk mund ta duroj dot me shperfilljen e saj, dhe bisedat e saj te gjata telefonike me te dashurit e saj, bile edhe ne pranine time. Ajo eshte kaq egoiste, sa nuk mendon as per femijet tane, per familjen tone.
Familjen tone, ne fakt nuk kemi pasur kurre nje familje. Kjo e jona vetem familje nuk ka qene.
Nuk mund te pretendoj me sikur gjithcka eshte ne rregull, jo zoteri tani me duhet ti jap fund te gjithe kesaj gjenedjeje mbytese. Asaj i kane mbetur vetem 18 minuta jete. Une jam mese i vendosur dhe gjithcka kerkoj nga ju eshte te qendroni me mua keto 18 minuta, dhe nese nuk mund ta kuptoni dhimbjen time, ju lutem vetem degjojeni ate” fliste ai me ofshama, ndersa zeri vinte gjithmone e me i sigurte.

Me duhet te merrja situaten ne dore.
Martin, me degjo Martin, te lutem me degjo me kujdes, perqendrohu dhe perpiqu te kuptosh rendesine e ketyre qe po te them. Ti nuk duhet ti japesh fund jetes tende, ti duhet ta lesh ate qe te vazhdoje rrugen e saj. Ajo nuk te perket me ty, dhe ne fakt asnjehere nuk te ka perkitur ty, atehere pse duhet ta vrasesh kaq shume mendjen. Pastaj po femijet e tu Martin.
Ti nuk do qe ata te perfundojne ne dyert e ndonje jetimoreje, ti nuk do te doje tu shkaterroje jeten atyre. Mendohu Martin per hir te zotit. Ndiz nje cigare dhe leri gjerat te rrjedhin. Nese ti e vret tet shoqe jam i sigurte se femijet e tu nuk do te ta falin kurre. Mos ja u shkatarro jeten me idene se jane pjelle e nje babai vrases.”
Gjate gjithe kesaj kohe ai kishte heshtur dhe une isha bere me i sigurte ne ato qe thoja. Kisha pershtypjen se dicka kisha filluar te ndryshoja me fjalet e mija. Po une duhet ta bindja ate qe te mos bente ate qe kishte ndermend te bente, dhe une kisha forca, edhe pse tashme goja me ishte thare, trupi me ishte mbuluar me djerse e zemra me rrihte si e terbuar per te cuar oksigjen ne trurin tim, i cili duhet te mendonte shpejte, te projektonte argumenta e tja servirte personit te panjohur i cili ne anen tjeter te receptorit me nje pistolete ne dore mendonte te ekzekutonte nenen e femijeve te tij. Pashe oren ne murin e dhomes sime, dhe mua me kishin mbetur edhe 13 minuta per ta bindur.

“ Ah femijet e mij “ filloje te qaje ai serish me ofshama.
“Po Martin femijet e tu, mendo per ta, per te ardhmen e tyre. Ne fund te fundit ti ke femijet e tu, ata nje dite do ta kuptojne sakrificen qe ti ke bere per ta duke mbajtur mbi shpine peshen e kesaj martese, e duke kapercyer padrejtesine qe te eshte bere”.
Teksa po shikoja efektin qe po benin tek ai femijet, vendosa ti meshoj me teper ketij argumenti.
Martin po me degjon, aty je martin, martin me fol.
Ne anen tjeter te receptorit degjohej vetem nje ngasherim qe te kepuste shpirtin.
Martin nese nuk me pergjigjesh do ta mbyll telefonin, me degjon.
Jooooooo.
Mos e mbyll telefonin bertiti ai, mos e mbyll telefonin. Asaj i kane mbetur edhe 4 minuta, rri me mua edhe keto kater minuta.

Dreq shava. Kisha shkaterruar gjithcka me kete kercinimin qe i kisha bere. Ishim kthyer perseri tek fillimi i bisedes tone, me duhet tja filloje nga e para, ndersa akrepat e ores ne dhomen time, nuk kishin nevoje te mbusheshin me fryme.

Mire pra Martin, ashtu bej.
Vrite gruan tende Martin, vrite.
Godite ne lule te ballit.
Pastaj policia do te te veri prangat dhe pas nje procesi banal i cili do te shoqerohet me artikuj te gazetave lokale, ku ti do te marresh te gjitha epitetet qe mendja e mbrapsht e nje gazetari mund te sajoje do te te hedhin ne burg per te pakten 18 vjet .
Kur te dalesh vajza jote do te kete perfunduar kushedi se ne c'rruge, e djali juaj nese keni nje te tille do te jete bere nje narkoman i rregullt. Bile fati mund ta sjelli qe ju te dy mund te ndani te njejten qeli, pasi nje dite te bukur edhe ai do te perfundoj ne burg, e perse sepse i jati i tij nuk ishte asnjehere aty per ti qenduar prane. Me e mira qe mund tu ndodhi femijeve te tu eshte qe te perfundojne ne duart e ndonje edukatori pedofil i cili.....”
Mjaft, mjaft mjaft, u degjua zeri i tij nga ana tjeter i telefonit.
Dhe ai perseri qau.
Ora ishte fiks.
Koha ime kishte mbaruar, e bashke me te edhe fuqite e mia. Bebet e syve me ishin zvogeluar ne maksimum, qimet me ishin gritur perpjete ndersa tere shpina me ishte rrenqethur, fyti me ishte thare aq sa edhe per tu percjelle nuk mund te percillesha.

Befas nga ana tjeter e receptorit u degjua nje zile.
Ajo erdhi tha ai, dhe u ngrit per ti hapur deren, ndersa telefonin nuk e mbylli.
Une arrita te degjoja nje ze gruaje, pastaj nje ze burri.
Nga ana tjeter tonet ngriheshin, dhe ishte e kuptueshme qe dicka do te shperthente.
Pastaj degjova nje klithme, dicka qe po thyhej, nje krisme, dhe heshtje.
Mossssss, mos ,cfare bere, cfare bere, fillova te bertas nga ana tjeter e receptorit ndersa ne menyre te pavetedijshme kisha shperthyer ne te qara edhe une.
Me siguri ai e kishte e vrare.
Fuqi prere kisha leshuar ne gjunje receptorin kisha shtrenguar fort temthat dhe vec ngashereja.
Nderkohe qe nga ana tjeter e telefonit fillova te degjoj nje ze qe insistonte ne Alot e saja.
Alo, cndodhi aty, pse e bere kete, thashe, ndersa u habita tek degjoja qe zeri nga ana tjeter e telefonit ishte zeri i nje femre.
Alo zoti Levicki, si ndiheni zoti Levicki, degjohej zeri i gruas nga ana tjeter.
Nga e dinte ajo emrin tim, pyeta veten, mos e kishte vrare ajo ate.
Cfare po ndodh aty, arrita te pyes.
Zoti levicki, qetesohuni, ketu nuk ka ndodhur asgje per tu shqetesuar.
Une jam Bridget Nelson, dr pro ne universitetin e Oxfordit, ne shkencen e psikologjise, dhe e gjitha kjo ishte vetem nje eksperiment per te pare se sa indiferente jane njerzit ndaj fenomenit te krimit ne familje. Emri juaj u seleksionua nga grupi qe u mor me kete eksperiment, dhe ne ju kerkojme falje per ndonje shqetesim qe mund te kemi shkaktuar.
Kisha mbetur pa fjale.
Zonja Nelson, e vazhdoi edhe per pak sekonda ligjeraten e saj e cila ishte e mbushur me nje mirsjellje te ndyre, dhe pasi me uroi diten e mire, uli receptorin e telefonit.
Piuuuuuuuuuuuuuuuuu.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor




MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   19/12/2007, 9:20 pm

shum e bukur historia te vdesesh i lumtur.. e bukur dhe... e trishtueshme!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   19/12/2007, 10:48 pm

ueee e kam harru kete temen fare une Very Happy
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor




MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   19/12/2007, 10:50 pm

e pash qe e kishe harruar prandaj bera koment!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   19/12/2007, 10:58 pm

do ja rifilloj prap, por sonte skam nerva shume.....
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor




MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   19/12/2007, 11:25 pm

meqe ske nerva te puth pak mir? qe te marresh veten!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   20/12/2007, 12:08 am

me puth pra, se spo shoh gje une Very Happy
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor




MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   20/12/2007, 2:51 am

:te puth:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   18/3/2008, 12:51 pm

ZONJA BLU



Ta quaje punen e tij mediokre, do ishte pak. Ai e konsideronte veten bojaxhi, jo artist. Artisti ka aftesine ta tejkaloje bezen ne kavalet, duke lene nje deklarate qe cdokush ta mbaje mend. Pa marre parasysh, ju pelqen apo nuk ju pelqen, puna e artistit gjithnje le pas nje impresion. Ai ishte i pari qe per punen e tij do pranonte qe ishte krejt e zakonte, bile ndoshta e rendomte spese s’kishte asnje shkendije qe nje punim i mire e ka. Ndoshta nga qe nuk kishte vuajtur sa duhet? Se fundi i fundit a nuk duhej qe nje artist i madh te jetonte ne ndonje studio plot lageshtire e ta mbante shpirtin me buke, djathe dhe vere te lire? Parat ishin problemi i tij i fundit. Ishte inspirimi ai qe i duhej.

Nganjehere inspirimi te vjen ne ambjentet me te cuditshme. Ai e gjeti ate ne nje kafene te vogel ne nje nga ambjentet e universitetit. Filloi ta frekuentonte shpesh ate kafene dhe kjo aspak per kualitetin e kafes apo te tjerave qe servirishin aty, por per ate... Ishin floket e saj qe ne fillim i terhoqen vemendjen. Te gjate, te dendur... floke te verdhe qe dallgezonin mbi shpinen e saj. Ai e veshtronte prej nje kendveshtrimi artistik duke u munduar te regjistronte ne memorie tiparet e saj. Syte i kishte larg njeri tjetrit dhe hunden pak si shume te ngritur, megjithate kombinuar me mollzat e faqeve dhe gojen e saj te plote, figura e saj ishte mjaft terheqese. Atij i pelqente bukuria e saj e pazakonte ndaj dhe ishte prej klienteve te rregullt ne kafenene me kot ne gjithe universitetin.

Gjithnje ishte mahnitur prej aftesise prej kameleoni te femrave per te ndryshuar. Nje dite sjellja dhe pamja e tyre shpreh pafajsi femijrore, nje dite tjeter erotizmi dhe pasioni qe transmeton qenia e tyre i ngjan vullkanit Taupo. Ne nje dite si kjo, e ndjeu veten te eksituar per te paren here prej muajsh. Ajo ishte inspirimi, ishte muza e tij. Ne gjoks i vloi nje nevoje urgjente per ta pikturuar, per te nxjerre prej saj te brendshmen femerore. Ju afrua thjesht. Ai ishte artist dhe ajo i kishte terhequr vemendjen A mund te pozonte per nje portret? Edhe kur i permendi nje shume te hollash, syte e saj shprehnin akoma hezitim. Tek e fundit ai s’ishte vecse nje mashkull i huaj qe i qasej asaj me nje propozim. Ajo kerkoi ca dite kohe te mendohej. Ishte krejtesisht normale. Pas 4 diteve, pranimi i saj nuk e cuditi aspak.. instiktivisht e dinte qe dikur ajo do pranonte.

E pagezoi Zonja Blu. Duke e veshtruar pergjate seancave te pozimit ne ditet ne vazhdim, syte i hasen nje fare merzitje qe imazhi i saj mundohej ta fshinte. Mos ishte turp? Ndrojtje? Nga se? Nuk ishte aspak rehat dhe kjo dukej prej menyres se si pozonte. I duhej te fitonte besimin e saj. Aurola e te mos qenit rehat ishte mjaft e dukshme aq sa penetronte edhe punimin e tij. Ne ndonje situate tjeter, ai me germa kapitale do ta kish titulluar gjendjen e saj Zonja ne Panikun Blu. Qetesia dhe qendrimi i saj i mbyllur, i hipnin nervat. Fliste rralle dhe kur fliste perdorte fjale nje rrokeshe. Heren e pare qe e pati prekur, ajo ja pati dhene vrapit drejt deres; reagim i padeshirueshem megjithate ai nuk e pati ndjere veten te ofenduar. Gjate diteve ne vazhdim dukej gjithnje e me qarte qe kjo grua ishte tmerresisht e lenduar e kjo ne nje te kaluar jo shume te larget.

Zakonisht ai punonte duke degjuar ndonjeren prej operave te Verdit ose nen tingujt e ndonje koncerti per violine. Nuk donte asgje vec muzikes dhe mendimeve te veta. Kesaj rradhe, cuditerisht ndjente nevojen per te folur, nevojen per ta kuptuar dhe per te larguar dhimbjen prej syve te saj. Teksa e pikturonte fliste pa u ndalur; pergjithesisht gjera pa rendesi. A i kishte pelqyer asaj novela e fundit e John Smith? A nuk ishte kjo nje dite e bukur? Me kalimin e kohes ajo nisi te rilaksohej. Gezimi i tij s’kishte kufi kur ajo filloi t’i hapej. Nje dite ajo i tregoi deri ne me te dhimbshmin detal historine e saj. Nje baba abuziv dhe nje nene pijanece.. vite keqtrajtimi shpirtror e fizik. Gradualisht filloi te ndjeje se si dhimbja e saj kishte zene nje qoshe diku dhe se relacioni i tyre kishte marre nje dimension tjeter.

Javet ne vazhdim i ngjanin nje orgjie artistike. Penelit i kishin dale krahe dhe inspirimi i tij ishte ne majat me te larta. Megjithate ishte dicka qe ai e deshironte me teper se cdo gje tjeter; ta pikturonte ate nudo. Si t’ja kerkonte nje gje te atille? Do ta humbte besimin e fituar? A nuk do mendonte qe ai gjthnje kishte pasur kete qellim prej dites se pare? Vendosi qe ta provoje; tek e fundit ai ishte artist; shpresonte qe ajo tashme kete e kish kuptuar. Ishte mengjes vere. Ai po pregatiste mjetet qe do i nevojiteshin ate dite kurse ajo po bente nje kafe. Si ne shtepi, ajo tashme e kishte mesuar apartamentin permendesh dhe ja tek po vinte me kafet ne dore. A mund ta pikturonte nudo? Me ne fund ja tha. Nje veshtrim i cuditshem zuri vend ne syte e saj blu. Qetesia qe mbuloi atmosferen ju duk si shekullore. Dikur ajo foli ngadale. Ku do deshironte te pozonte?

I pa goje me sy e shoqeroi se si ajo u vendos ne tufen e rrezeve qe hynin nga dritarja dhe qe i ngjanin drites se nje prozhektori te orientuar. Ishte vertet nje dite e nxehte vere dhe ajo ishte veshur ne perputhje me te. Nje bluze me menge te shkurtra, nje fund te holle deri ne gju dhe nje pale sandalle me rripa. I tha qe mund te zhvishej pas perdes aty prane, por ajo tashme e pati hequr bluzen. Kishte veshur sutjena te bardha te pambukta. Aspak moderne, por tmerresisht ndjellese. Uli zinxhirin e pasem te fundit dhe ai ngadale perfundoi ne fund te kembeve te saj akoma ne sandale. Duke u munduar te zbertheje sandalet doli prej rrethit te formuar nga fundi i rene. Ja tek ishte e palevizur ne te mbathura dhe sutjena te bardha; aspak moderne por tmerresisht ndjellese. Shikonte drejt tij sikur donte t’i analizonte veshtrimin. Fjalet ishin larg. Gjuha sikur ju kishte ngjitur ne qiellze. E dinte qe duhet te ruante objektiviteti deri ne momentin kur ajo shkopsiti sutjenat dhe i la ato te binin. Gjithe jeten ai kish qene i vetmuar. Kishte ndjere nevoje vetem per vete dhe artin e tij. Oh .. here pas here kishte pasur dashnore, por ato gjithnje kishin qene sekondare.. as emrat nuk ja kujtonte. Te renit ne dashuri me modelen kurre nuk kishte qene dicka e planifikuar, por tashme kish ndodhur. Arsyeja sapo kishte mbyllur deren pas shpine.

U afrua. Ishte vetem disa centimetre larg saj. Ishte pak me i gjate e ajo e ngriti veshtrimin teksa ai uli koken. Buzet ju takuan ngadale nje here , dy here, tre here. E terhoqi drejt vetes e ata u bene nje. Ngadale e rrotulloi duke i puthur rrezen e veshit dhe duart e tij perfshine gjijte e saj te forte. Ajo mbylli syte prej kenaqaise dhe i vuri pellembet mbi pellembet e tij. Lehte, mollezat i ferkuan thumbat dhe ai shijoi kenaqsisne e psheretimes se saj. Syte e artistit duhet ta shihnin, ta vezhgonin, te analizonin cdo linje, cdo thyerje, cdo forme e trajte te saj. E ngriti ne krahe drejt kanapese afer dritares.

Dielli luante kryq e terthor trupit te saj dhe ai nje cast e ndali frymen duke e soditur. Ngadale ja uli te mbathurat dhe buzeqeshi kur ajo instiktivisht u mbulua me duar. Butesisht ja largoi duart duke i lejuar syve te shijonin mrekulline e saj trupore. Gjinj te plote, bark i rrafshet, te kulminuar ne venbashkimin mes kofsheve te saj. Gishterinjte rreshqiten poshte deri tek buklet ngjyre verdhe ne te kuqerremte. Goja i kishte kapur thumbin e saj te majte dhe me buze ja terhiqte lehte. Gishtat e gjeten shtegun ne vathen e mendafshte dhe ngadale nisen te levizin ne trajektore rrethore. Koha u ngadalsua. Asgje s’ishte me e rendesishme se ata te dy. Shpina ju harkua teksa renkoi emblel me fyt. Gishtat vazhdonin ta elektrizxonin trupin e saj tashme duke levizur ne brendesi te folese se saj te lagesht. Buzet ju bene me agresive dhe gjuha luante me thumbat e saj te forte. Gishti shtypi thelle ne te... Ai ja mbuloi gojen me gojen e vet teksa trupi isaj i nxehte u dridh prej orgazmes se forte. Zeri dhe ndjenja e saj, shprehur me klithma te mbytura ne gojen e tij gati sa nuk e cmendi.

Ai kish nevoje te shperthente, por duhet ta fiksonte ate moment ne kanavas. U ngrit me shpejtesi; ja lakoi krahet mbi koke duke ja pozicionuar trupin. Shija dhe aroma e saj e kishin ngarkuar me super emocione te cilat peneli i kish pritur prej kohesh. Bukuria e saj ishte e pakapshme, por artin e tij e kish ngritur ne lartesi te reja. Zonja Blu ishte shderruar ne zjarr te dlire, te mendafshte. Transformimi ishte i plote. Ajo ishte kryevepra e tij qe ja kish rrembyer trupin dhe shpirtin. Bota e tij kish ndryshuar perfundimisht dhe mundesite ishin pa mbarim.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME (+ 18 )

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : I mėparshėm  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: 
KENDI KULTUROR
 :: POEZI
-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės