ForumiPortaliCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuIdentifikohu
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės
 

TREGIME (+ 18 )

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  I ardhshėm
AutoriMesazh
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: TREGIME (+ 18 )   9/10/2007, 9:57 pm

Manekinet

Shkalle te drunjta.
Hyrja e vjeter e nje pallati suva rene.
Nje djal rreth te 25-ve ngjit shkallet me nxitim, qendron perpara nje dere te vjeter, e hap pertueshem dhe hyn ne nje apartament te ndricuar keqaz.
Ne mes te dhomes nje tavoline e vjeter, e rrethuar nga karrige te brejtura nga koha e ne te dy anet e saj qendrojne te ulur dy manekine.
Drita qe hyn nga dritarja ndricon dhomen e thjeshte.
Djali i afrohet manekinit mashkull, i hedh doren mbi sup, dhe me nje ze te embel i drejtohet: Mirembrema baba, pastaj shtyp magnetofonin qe qendron perpara manekinit dhe sakaq degjohet zeri i nje burri, qe supozohet te jete zeri i manekinit baba.
Mirembrema bir, a u lodhe. Zeri degjohet i ngrohte, i qete, i shtruar, i mbushur me emocione, gjithcka kaq e ndryshme nga fytyra e drunjte e kukulles.
Pastaj djali shtyp butonin pause, i bie me dashuri shpatullave te manekinit dhe peshperit me nje ze te mbytur: - Pak baba, pak.
Djali ecen ne anen tjeter te tavolines, i drejtohet manekinit tjeter qe eshte figura e nje gruaje te vjeter, te lodhur, e vende vende te mbulura nga llaku i plasaritur.
Si u ngryse nene, i drejtohet ai manekinit mama, dhe pasi e puth ne faqe, shtyp play ne manjetofonin qe ndodhet para saj.
Mire degjohet zeri i nenes qe shoqerohet sakaq me nje psheretim e cila edhe pse del nga bokset e manjetofonit duket kaq njerzore.
Kukulla nene vazhdon te qendroj e fiksuar mbas tavolines se vjeter.
Zeri i lodhur qe prodhon shiriti manjetik thote se darka eshte ne kuzhine, pastaj riprodhon pyetje te mbushura me dhembshuri, merak, trishtim nene.
Djali thote nje faleminderit qe nuk mund ta degjoje askush, shtyp pause ne manjetofonin qe ndodhet para manekinit mama, dhe shkon drejt kuzhines.
Pastaj kukullat heshtin, ndersa nga ana tjeter e dhomes, degjohet zeri i djalit, i mbushur me entuziazem qe tregon se sa i kenaqur eshte me jeten, apo se sa mire po i shkojne punet.
Nje hop ai ngrihet nga tavolina, qendron ne mes te dhomes dhe duke qeshur u drejtohet kukullave per tu dhene nje lajm te mire, qe ai justifikohet se prej kohesh e mban te fshehte ne menyre qe tua thote kur te jete koha e pershtatshme, dhe me sa duket koha e pershtatshme ka ardhur.
Shume shpejte ata do te kene nje shtepi me te madhe, shume shpejte ai do te fitoje me shume dhe ata do te jene te lumtur.
Fytyrat e drunjta te kukullave kane humbur entuziazmin, a mbase nuk e kane pasur kurre ate, por ai shtyp play ne manjetofonet e tyre, dhe nga bokset degjohen zera te lumtur, bekime, urata, pyetje kureshtare, te cilave ai su pergjigjet kurre.


Vone ate nate, pasi ka ngrene darken djali ulet serish ne tavoline midis dy manekineve, dhe flet flet flet papushim.
Ai flet per njerzit, per boten e madhe, per cudite qe ndodhin dhe per gjithcka tjeter.
Shpesh ai ngrihet ne kembe, ecejak neper shtepi, dhe kur pyet shtyp me gisht play, degjon pergjigjet e manekineve.
Keshtu vazhdon dialogu i tij, me prinderit e drunjte deri ne mesnate.
Ne mesnate, ai merr ne krahe dhe i shtrin ne shtratin bashkeshortor, i mbulon me kujdes, dhe pasi mbyll driten ben rewind zerat ne shiritat manjetik.
Mengjesi eshte i qete.
Ai ben kafe per tre.
Merr ne krahe manekinet e drunjte, i ul ata ne vendet e tyre ne tryezen e vjeter dhe pasi u vendos perpara filxhanet me kafe zhvillon me ta plot pertese dialogjet e mengjesit edhe ato te fiksuara e shiritat manjetik te manjetofoneve.
Ai nuk harron asnjehere ti pershendes para se te dale nga shtepia.
Po iki ne pune baba, dhe perseri shtyp play ne manjetofonin e manekinit baba, dhe degjon zerin qe e pershendet, dite te mbare bir.
Pastaj zeri i nenes shqipton plot merak " mos u vono bir, ne po te presim".
Dera perplaset.
Shkalle te drunjta.
Ne rruge nje lum njerzish levizin ne drejtime kaotike.
Ai mban koken ulur, nuk sheh askend ne sy, dhe ecen kaq shpejt sa zhduket ne barkun e trumes.
Keshtu rrjedhin ditet.
Pallati i vjeter me shkallet e drunjta, me djalin dhe prinderit manekine, bisedat e regjistruara ne shiritat manjetik dhe gjithcka tjeter sillen rreth boshtit te kohes, dhe jane kaq pandryshueshmerit te njejtet.
Por dicka duhet te ndodhe patjeter.
Nje dite, nje dite manekine nene vdes.
Ndodh kaq papritur, dhe eshte kaq e dhimbshme.
Nga shiriti i saj nuk vjen asnje ze.
Ai e shikon manekinin baba, shikon syte e tij te qelqte, dhe me nje ze plot ankth pyet cka ngjare, por nga shiriti i tij vjen nje ngasherim e lodhur plaku.
Si ndodhi baba , si ndodhi kembengul djali, por plaku nuk arrin te flas, mbytet ne ngasherima qe shperthejne nga bokset e manjetofonit.
Ai nuk do te besoj se manekin nene ka vdekur, i mat pulsin, por nuk ka puls, ndersa ajo eshte e ftohte si nje cope dru. Nga Manjetofoni nuk vjen asnje zhurme, asnje tingull, as edhe nje grahme.
Ai leshohet gjunjeprere mbi mbi karrige, ngasheren edhe ai, ngasheren bashke me manekin baba.
Djali e merr ne krahe kukullen e drunjte e shtrin mbi shtrat dhe fillon te qaj.
Nga tavolina e drunjte ai heq manjetofonin dhe shiritin me zerin e saj, i vendos ato ne nje raft dhe ndez nje cigare per te larguar trishtimin.
Manekini baba eshte vetem.
Ndihet vetem.
Zeri i tij vjen pothuajse i shuar nga bokset e manjetofonit, edhe pse mendimet jane te njejtat.
Keshtu ndoth pothuajse gjithmone kur dikush mbetet vetem.
Djali rruhet, vesh nje kostum dhe behet gati te pres ngushellimet.
Sakaq dhoma e ndenjes mbushte me dhjetra manekine, kukulla druri, me fytyra te ngrysura, dhe sigurisht me heshtje.
Zerat e tyre manjetik riprodhojne ne menyre besnike dialogje qe behen vetem ne raste te tilla.
Manekinet perserisin historite e tyre te mbushura me dashuri a kujtime te shkuara per manekinen qe vdiq, dhe normalisht qe edhe qajne, ashtu sic bejne manekinet, por gjithmone i mbeten besnik shiritave te tyre manjetik, tek te cilet koha nuk mund te ndryshoje asgje.
Gjithcka eshte salduar brenda tyre, dhe ata riprodhejne gjithckane e fundme nen rrotullime te lodhshme bobinash.
Ceremonia mbaron shpejte.
Manekinet largohen dhe ai mbetet vetem , vetem me manekinin baba, dhe me shiritin e tij manjetik.
Te nesermen gjithcka fillon si me pare, vetem se kafen e ben per dy, dhe se i duhet te rikthej vetem nje shirit manjetofoni.
Monologu at-bir eshte i njejti, dhe perseri flitet per te njetat plane te medha, per te njejtat banalititet, per cudite e kesaj bote dhe per te rejat qe plaken bashke me ndergjegjet e tyre, bashke me zerin dhe frymen qe kaq harmonikisht jane fiksuar ne shirit.
Ai pershendetet me plakun e drunjte, puth faqen e tij te mbuluar nga llaku i plasaritur, dhe niset per ne pune.
Dhe perseri pallati i vjeter, me shkallet e drunjta, me djalin dhe plakun manekin, me bisedat e regjistruara ne shiritat manjetik dhe gjithcka tjeter sillen rreth boshtit te kohes, dhe jane kaq pandryshueshmerit te njejtet.
Asgje e re, nuk ndodh ne muaj, aq sa duket se asnjehere nuk ka ndodhur dicka e re.
Tashme edhe vdekja e manekinit thuaj se eshte harruar. Vetem manjetofoni dhe shiriti sjellin kujtimin e saj.
Duket sikur te gjitha ditet jane njesoj, madje edhe emrat e tyre nuk kane me kuptim.
Koha rrjedh e qete, mbart mbi vete ndyshimin, qe padyshim nje dite do te ankorohet ne portin e se perditshmes.
Dhe vjen nje kohe qe djali duket ndryshe.
Ai pothuajse gjate gjithe kohes i heshtur noton ne nje det enderrimesh, buzeqesh me vete, dhe fsheh vemendjen e tij mbas qepallave qe shumicen e kohes i mban te mbyllura.
Duket se ai pret dicka, dita dites shikon me shpesh oren, del me shpesh nga shtepia dhe gjithmone e me pak shtyp butonin play te manjetofonit.
Djali heshtet dhe pret.
Ne levizjet e tij nervoze, ne netet e tij pa gjume, ne mungesen e zerit te plakut te drunjte, ngado pritja ka leshuar vezet e saja.
Por nje dite, nje dite si gjithe te tjerat, dera bie dhe ne shtepi hyn nje vajze e re, e bukur, qe vec buzeqesh e perpin gjithcka brenda veshtrimit te saj te shkujdesur.
Ai dhe vajza i drejtohen manekinit dhe me nje ze solemn ai i prezanton vajzen e enderrave te tija.
Zeri mekanikisht bekon, ata te lumtur puthen, ndersa pritja duket se ka justifikuar veten.
Ditet rrjedhin ne apartamentin e vogel, ne pallatin e vjeter, ku jetojne djali, vajza dhe manekini i drunjte dhe shpejte ajo behet pjese e jetes se tyre.
Gjerat perseriten veten, cdo dite me te njetin ritem.
Cdo mbremje ai kthehet pershendet manekinin plak, pastaj gruane tij, behet pafajesisht pjese e kujdesit dhe vemendjes se tyre.
Ai flet me vajzen dhe plakun, u tregon atyre per boten, per njerzit dhe per cudite qe ndodhin cdo dite, ndersa ata e degjojne plot kureshtje rrefimet e tij.
Ai eshte entuziast, flet per te ardhmen e tyre te lumtur, u premton se shume shpejte do te fitoje me shume, do te ece perpara, dhe madje shume shpejte ata do te kene nje shtepi me te madhe.
Degjohet zeri i lumtur i vajzes, dhe zeri metalik i plakut i mbushur me kenaqesi.
Jeta rrjedh si hena mbi qiell, dhe ditet dale nga dale frikshem fillojne ti ngjajne njera tjetres.
Cdo dite, gruaja me nje ze qe transformohet gjithmone e me teper e pyet per te perditshmen, per punen, dhe i tregon se ne kuzhine e pret darka dhe cdo dite , pasi ka ngrene darken djali ulet serish ne tavoline midis tyre, dhe flet flet flet papushim, dhe papushim premton, ngre zerin entuziast, ndersa filli i jetes shelliset shkujdesur.
Ata, vajza dhe manekini i vjeter e degjojne te dy te heshtur tregimin e tij qe ashtu si e perditshmja perserit veten, dhe bejne gjithmone te njejtat komente.
Ne mengjes ai ngrihet heret, ben kafen per tre, dhe pasi pershendet behet gati te dal.
Mbas tij degjohet zeri mekanik i vajzes se re, mos u vono i dashur, ne po te presin.
Ai perplas deren mbas shpine, zbret shkallet e drunjta, humbet ne barkun e turmes, rend drejt te perditshmes.
Ne shtepi e presin manekinet e tij.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...


Edituar pėr herė tė fundit nga nė 26/12/2007, 12:17 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   13/10/2007, 10:11 pm

PLAKU

Plaku ne veranden e shtepise se madhe,numeronte marrezite e kohes.
Ne kopsht pemet e portokalleve mbulonin me hije barin.
Valviteshin carcafet e medhenj te lare, ne kufijte e kujtimeve shtrihej pergjumja e plakut.
Ne cep te kopshtit dy te rinj, lepinin trupat e gjuheve te tyre, i thithnin ato.
Dhe ishin te zhveshur.
Vajza kishte gjinj te forte,si portokallet ne kopshtin e shtepise, kofshet I kishte te mbushura.Ne kryqezimin e trupit te saj, nxinte nje turre e leshte, prej se ciles ajo mbase merrte fryme.
Ajo lakuriq!
Djali kish floke te bukur, e syte e i kish si dy mengjese, ndersa trupin te mbuluar nga admirimi i vajzes.
Ne trup-kryq varej tulipani i tij i fryre.
Ai lakuriq!
Pastaj vjen kamarieri.
I zhveshur dhe ai, me by-the e shpatulla te bukura,si nje skulptur e gjalle e Mikelanxhelos,sherben mengjes kontinental,kulac recel, leng portokalli, uje mineral.
Djali kerkon Luizen.
Dhe vjen Luiza, vajza e violines.
Ajo eshte lakuriq si te gjithe.
Plaku shikon gjinjte e saj,prapanicen e perkryer,dhe nje njolle te zeze ne mes te kofsheve te mermerta.
O zot sa e bukur eshte mendon,dhe kjo mJafton qe ai te dashurohet pas saj.
Tingujt e violines mbushen me fryme,ndersa i vjetri, perlotet ne verande.
Ajo perkulet mbi veten, tek improvizion nje melodi qe s'eshte degjuar kurre.
Duket sikur ajo ka lindur bashke me violinen,dhe ka qene gjithmone kaq e bukur, kaq e zhveshur, si tingujt e muzikes qe krijon.
Ne veranden e shtepise syte e plakut perpinin gjithcka, e gjithckaja s'njihte fund.
Tingujt e muzikes zgjojne mendimet brenda kokes se thinjur.
Dhe cmenduria e tij e re mbushet me fryme.
Ai ngrihet ne kembe.
Dhe nje nga nje hedh tej rrobat.
Si femijet qesh, dhe enderron prekjen e portokalleve e lengun e tyre qe rreshket ne trupin e tij.
Lekura e tij eshte e verdhe.
Drita perplaset mbas saj e ftohte.
Lakuriqsi e mbuluar mga pleqeria, dhe nuk ishte me asgje tjeter.
Ecen i zhveshur drejt kopshtit.
Pershkroi hollin, kaloi pragun e shtepise, zbriti nje nga nje shkallet duke u mbajtur ne parvazin e drunjte, cau hapesiren drejt vendit ku trupat e zhveshur te te rinjeve ishin vec per njeri-tjetrin, dhe donte ti bashkohej lakuriqsise se tyre.
Symbyllur ai, bashke me pleqerine e tij kerceu tingujt e violines.
Dhe nuk I erdhi turp per trupin e mbuluar nga rrudhat, hapi krahet dhe u rrutullua rreth vetes me syte e mbyllur, dhe me fytyren e ngritur nga qielli..
Dhe qeshi, sa shume qeshi.
Sillej i zhveshur neper kopsht, qeshte, qeshte, qeshte.
Nuk dihej nese ne te vertete qeshte.
Qendroi ne vend.
Hapi syte.
Ne kopshtin e shtepise Dy te rinjte TE VESHUR sic kishin qene gjithmone, shikonin te shtangur plakun "e cmendur" qe per te disaten here hiqte rrobat, e dilte ne kopsht lakuriq.
Jo gjysh ti nuk mund ta besh kete, thane ata pothuajse ne nje goje, ndersa gjithe ngazellimi i tij humbi bashke me tingujt e muzikes.
E VESHUR ishte edhe Luiza, vajza qe kishte lindur bashke me violinen.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   13/10/2007, 11:01 pm

Mashkulli Perfekt


Ne moshen e saj ishte normale te mendonte per martesen, e per pasoje per mashkullin e saj perfekt.
Me te ngrihej ne mengjes e imazhi i tij e shoqeronte cdo mbremje deri ne pergjumje. Ai ishte kristalizuar dale nga dale e tani ajo vetem e perfeksionte ate deri ne detaje.
Kur flitej per detaje kam parasysh jo vetem llojin e parfumit qe ai perdor, por edhe marken e te mbathurave, bile edhe materialin e corapeve qe ai vesh.
Ja pra ku ishte ai me trupin atletik, i gjate mbi 190, e me nje bust klasik, dhe me te qeshuren brilante, tek qendronte ne trotuarin e fantazise se saj duke shfletuar nje reviste mode, e duke pritur qe ajo te fillonte e te vinte ne levizje mendimin e saj, per tia gdhendur edhe me mire, sjelljen, personalitetein, madje te mendonte edhe per ngjyren e trendafilte te thonjeve te tij.
Oni (keshtu ia kishte vene emrin) ishte esmer, me sy te kalter dhe floke kacurrela. Kishte buze te derdhura, qafe te gjate e trup te drejte. Shpatullat i kishte te gjera, e po ashtu gjoksin qe i mbulohej nga qimet mashkullore qe i zbrisnin deri ne fund te barkut. Kembet e tij ishin te forta, te derdhura e te ndenjurat ishin te rrumbullakosura e te vogla.
Ohhhhh, mendoi e lumtur, tek zbriste shkallet e apartamentit per te shkuar ne pune.
Ai eshte kaq i mrekullueshem.
Shitesi i luleve i buzeqeshi nderkohe, por ajo me nje shprehje gezimi te salduar ne fytyre as qe nuk e vuri re fare ate.
Ai vishej gjithmone shik.
Kur shkonte ne zyre, sepse ai sigurisht qe duhet te ishte intelektual, ai vishte nje kostum armani te celur, dhe nje kravate te mendafshte qe kombinonte me kemishen e tij te hekurosr me kujdes.
Ai hidhte parfum te lehte, free alcohol, dhe pertypte plote delikatese orbit. Natyrisht qe ai kishte nje makine luksoze, ne kasetofonin e se ciles degjoje muzike te zgjedhur, duke filluar nga ajo klasike e deri tek muzika moderne, shprehje e kompleksitetit te tij.
Ishte me shume humor, dhe mjaft i zgjuar, aq sa mund te thuash gjithe siguri qe ai di gjithcka.
Oni kishte nje llogari bankare te shendoshe.
Nuk pinte alkol, dhe i donte femijet.
Sigurisht qe ata do te takoheshin ne nje nga ato festat, ku ate e kishte ftuar ndonje i njohur. Do te ishte dashuri me shikin e pare. Ai do ta ftonte per darke. Pastaj do te martoheshin.
Shpejte do te thoni ju kerceu tek martesa, por ajo nuk mund te shikonte asnje pengese. Ne fakt do te ishte ai qe do te kembengulte qe te martoheshin, ndersa ajo do ta shikonte ne sy, e pasi te perkedhelej pak do ta puthte gjithe zjarr e do te behej e tija.
Ohhhhh kjo eshte madheshtore gati sa nuk thirri, ndersa u shkembye me nje burre qe shiste cigare e cakmake buze rruges.
Po.
Ata do te martoheshin dhe kaq.
I pelqeu kaq shume ky moment sa ajo vendosi ta zgjase edhe pak, te perpunoj ate me teper.
Ai do ti binte ne gjunje, ne nje darke romantike, e pasi ti zgjaste unazen do ti thoshte. Behu e imja.
Ne kete cast iu desh te shtynte nje grua bullafiqe per te hypur ne urbanin qe e conte per ne pune.
Instiktivisht pa oren.
Kishte dite qe shkonte vone ne pune. Ne fakt qe kur kishte filluar te mendonte per Onin, ajo humbej ne mendime , e harronte te nxitonte.
Ata do te martoheshin ne nje ceremoni madheshtore, pastaj do te jetonin ne nje shtepi te madhe. Oni duhet te ishte jetim. Ai nuk i kishte prinderit. Ate e trembte ideja e vjerres dhe vjerrit, dhe faktit qe duhet te shpenzonte oret e saj duke u kujdesur per ta.
Po ai ishte jetim, dhe shume i pasur.
Pastaj ata do te benin dy femije. Nje djale dhe nje vajze.
Perball saj ndaloi fatorinoja i cili kundermonte djerse. I tregoi abonen dhe u mbeshtet serish mbi gjoksin imagjinar te Onit.
Dreq.
Kishte menduar shume pak per ceremonine e marteses e per muajin e mjaltit.
Do ti kthehej perseri ketij detaji, mendoi dhe perpara iu shfaqen serish Oni femijet e tyre, dhe shtepia e madhe.
Oni ishte shume i dashur.
I blinte lule, dhurata, e parfume te shtrenjte.
Ai kujdesej per femijet, u tregonte atyre perralla e i vinte ne gjume.
Nuk pinte cigare, dhe natyrisht nuk vuante nga asnje semundje.
Ai nuk gerrihste, nuk pirdhte, e as nuk ngrihej naten per te urinuar.
Ajo buzeqeshi me veten.
Ohhhhh.
Oni ishte perfekt.
Nderkohe perpara saj qendronte nje grua plake rreth te 70-ve qe ja kishte ngulur syte e vegjel, te hirte e i buzeqeshte plot miresi.
Plakes i tundej koka majtas djathtas.
Pleqeria!!!!!
Ehhh sa e trishtueshme ishte pleqeria.
Ajo i shemton njerzit, dhe sjell njemije e nje te keqija.
A do ta donte Oni kur ajo te mplakej.
Sigurisht.
Ai nuk do ta tradhetonte kurre, bile jo vetem kaq, por do ta kuptonte aq mire sa nuk do ta linte kurre te trishtohej. Do te derdhte mbi te nje lume vemendje, sepse per te ajo do te sihte gjithmone princesha e tij e vogel.
Asaj i pelqente te ishte ne qender te vemendjes , e sidomos asaj te Onit. Ai kishte klas dhe dinte si ta bente te ndihej mire.
Autobuzi arriti ne stacionin esaj.
Ajo zbriti, prej tij duke u tundur gjithe nge.
Do te vinte dita kur ajo do ti thoshte lamtumire autobuzit, pikerisht atehere kur Oni do ta shoqeronte me makinen e tij per ne pune, e mbase do te vinte dita kur asaj nuk do ti duhej te punonte fare, sepse me te ardhurat qe do te siguronte ai, nuk do te ishte e nevojshme.
Do te kujdesej per shtepine e tyre te madhe, qe ajo te ishte e paster dhe e mobiluar bukur.
Per femijet do te kujdeseshin te dy, sepse diku kishte lexuar qe femijet duhet te rriten nen kujdesin e te dy prinderve, pasi kjo ishte me e shendetshme per ta.
Prape buzeqeshi nga kenaqesia.
Kishte qendruar ne mes te rruges duke menduar se ja, pikerisht ketu do ti duhej te ndahej nga Oni, pasi ai ta kishte percjelle.
Kur te ndahej prej tij, ai do ta perqafonte forte, do ta puthte pambarimisht, dhe do ta ndiqte me veshtrimin e ngrire tek ajo ecte drejt hyrjes se nderteses ku punonte.
I mbylli syte per ta pare kete moment, qe lumturisht i kercente brenda kokes, dhe ashtu sy mbyllur, e mrekulluar ne krahet e Onit, u nis drejte nderteses ku punonte.
Ishte e lumtur.
Buuuuum.
Ajo u shtri ne mes te rruges sa gjate e gjere, pa jete, me nje buzeqeshje te ngrire ne fytyren e pergjakur.
E kishte shtypur makina, kur su-mbyllur puthte mashkullin e vet perfekt.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   14/10/2007, 9:45 pm

Perkushtimi


Kur vendosa te martohesha doja te gjeja nje njeri qe te me perkushtohej plotesisht, te ishte vetem imja, e te me pranonte me tere cenet dhe te metat qe mund te kisha. Kisha takuar shume femra, dhe pothuaj me te tera ndiqja te njejten taktik, per te pare aftesine e perkushtimit te tyre.
Sillesha si i gjysem i vonuar.
Isha shume normal ne gjithcka qe beja me to, por kur i ftoja ne shtepi i prezantoja me nje huq timin, me nje cen per te kuptuar nese ato ishin te gatshme te me pranonin e te me perkushtoheshin edhe pas kesaj. Ceni qe kisha sajuar ishte shume i pafajshem. Thjeshte u thosha se gjithmone pasi shkoja ne shtepi me pelqente te beja lojen e pushkes, zakon ky qe me kishte mbetur qe nga femijeria, dhe se nuk mund te hiqja dore kurre nga nje zakon e tille.
Ato ne fillim qeshnin, dhe me pushke kuptonin dicka tjeter, e pasi me buzeqeshnin djallezisht, pranonin te vinin ne shtepine time me nje fantazi te ndersyer nga ideja e "pushkes".
E kisha sajuar djallezisht kete loje femijesh, dhe qe ne takimin e pare tek ftoja ne shtepi kandidaten per gruan, ne vend qe te beja ate qe do te bente cdo mashkull, i jepja nje pushke imagjinare dhe i kerkoja qe te dy te luanim se bashku.
Pas takimit te pare asnje nuk kthehej me tek une. Te tera me braktisnin, bile kishte edhe nga ato qe iknin te tmerruara nga "psikopati".Ky ishte nje emer qe ma ngjisnin pothuaj te tera.
Eliza, ishte ndryshe, dhe kete e kuptova qe ne takimin e pare.
Me pa, plot cudi kur i drejtova pushken imagjinare.
Ky eshte idiot, mbase mendonte me veten e saj, por nuk tha asgje, dhe c'eshte me e rendesishmja vazhonte te qendroje para meje.
I hanbitur i thash se kishte ardhur koha te interpretoja para saj nje rrol.
Pastaj bera disa hapa prapa i kerkova te me drejtonte pushken qe nuk ekzistonte e te cilen duhet ta shkrepte duke imituar nje krisme me goje.
Ajo beri pau, madje jo nje here por tre pau pau u degjuan ne dhomen time te gjumit ndersa une u shtriva tek kembet, u perpelita per pak, dhe pastaj bera sikur dhashe shpirt.
Ne fillim mu krijua pershtypja se me pa e habitur.
Ky njeri eshte nje burre 27 vjecar, dhe luan akoma si femije, mbase mendoi ne koken e saj te vogel, dhe kushedi se me c'fare semundjeje mendore me diagnostikoi.
Qendroi ashtu disa minuta, ne mes te dhomes, ndersa doren vazhdoi ta mbaje ne nje te tille menyre sikur te kishte me verte nje pushke ne te. Pastaj une u ngrita e qesha gjithe krenari per rrolin e interpretuar.
Te pelqeu e pyeta???
Ajo tundi koken pohueshem, dhe shume seriozisht me pyeti: Ku ta le pushken???
I kerkova qe ta vendose pushken ne cepin e dhomes.
Ate beri edhe ajo.
Pastaj une i kapa hunden, i shpova faqet me gisht, i bickova gjoksin dhe bera veprime te tilla si keto, te tera te cmenduar. U cudita me durimin e saj, e kjo me shtyu ta testoj ate ne ekstremitet.
Ka kohe qe kete e bej sa here qe takohemi, dhe ajo me trajton gjithmone me shume seriozitet.
Ajo nuk jepej qe nuk jepej.
Nuk thoshte kurre jo, ishte gjithmone e gatshme te bente ate qe i thosha, dhe jo vetem kaq, por madje perpiqej ti bente mire ato.
Nje dite u lodha tmerresisht me kete sjelljen time idiote.
Vendosa te heq dore nga cmednuria ime e shtirur.
Mezi prisja qe ajo te vinte, per ti treguar se isha normal, se kjo kishte qene nje loje e imja per te provuar durimin e saj, dhe se ndihesha i mrekulluar nga qendresa heroike qe kishte bere deri tani.
Isha veshur shik, isha rruar, e isha parfumosur isha ulur ne poltronin tim dhe po e prisja. Ajo erdhi perpikmerisht. Kishte veshur edhe ajo nje fustan klasik sikur ta dinte se do ta ftoja te hanim darke jashte.
Me pa me syte e mrekulluar, dhe e kuptova qe midis nesh kishte lindur dicka e forte. I kerkova te me ulej perballe, ia mora duart e saj ne te mijat dhe i tregova se nuk isha aspak i marre, dhe se gjithcka kishte qene nje loje. I thashe se me kishte magjepsur me vullnetin e saj, e se tani isha e dashuruar me te, me perkushtimin e saj, me faktin se ajo me kishte pranuar ashtu sic kisha qene, me ishte perkushtuar totalisht e ishte perpjekur qe te me plotesonte kapricot e pakuptimta.
I thashe se doja qe ajo te behej e imja.
Ajo me degjoi qetesisht, me puthi ne faqe, dhe aprovoi gjithcka vetem me nje tundje te lehte te kokes, ndersa ne sy i lexohej nje bindje e frikshme.
Nuk u hutua, nuk vuri ne dyshim asgje nga ato qe i thosha , dhe as nuk shprehu emocionin me te vogel.
Vazhdonte te ishte si me pare.
E ngrire, e qete, e brishte, plot perkujdesje, dhe dashuri te pakuptiomte, sikur donte te me thoshte se gjithmone e kishte ditur qe kishte qene vec nje loje e imja.
Nuk e mendova gjate sjelljen e saj, dhe te dy beme gati te dalim per te festuar kete moment fantastik.
Kisha gjetur me ne fund njeriun qe do te me perkushtohej plotesisht, dhe isha mese i bindur per kete.
Ndersa behemi gati te dalim ajo me zerin e saj te paket, te vagullt, te humbur ( ajo flet gjithmone shume pak) me drejtohet duke me pare gjithe ngadhenjim ne sy: "I dashur, nuk do ta marresh pushken me vete " ndersa gishtin e drejtoi nga cepi i dhomes ku duhet te qendronte pushka ime imagjinare.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   15/10/2007, 8:23 pm

Makina Grirese


Ajo telefonoi.
Ishte 3 a mbase 4 e mengjesit.
Pergjumesh e pyeta se c'donte.
Po shoh porno me tha.
Dhe........pse me more ne telefon???
- ............ ajo u pertyp pastaj filloi te me pershkruante me nje entuziazem te frikshem ate qe ishte duke pare.
Dukej sikur po me tregonte menyren e funksionimit te nje makine grirese, nderkohe qe thirrjet dhe ofshamat mekanike te aktoreve ne sfond me krijuan nje imazh te cuditshem.
Dicka e padukshme dukej sikur po i grinte ata, e tani sikur kjo dicka kishte hyre ne mes te nates ne dhomes time, e une kisha filluar te ndjeja zhurmen e saj.
Ajo vazhdonte te pershkruante skenat erotike.
Vazhdimisht pohoja ate qe thoshte me "ehe" te lodhura, ndersa ajo ngrinte e ulte zerin.
Dalengadale entuziazmi me te cilen filloi biseden u rrudh,njesoj si zeri i aktores ne filmin porno. Tani nga receptori vinte nje ze i lodhur, i zhveshur nga tonet e larta.
Pastaj ajo me pyet serish.
A te zgjerojne tamponet???
Jo u pergjigja prere, pa e kuptuar as vete nga me erdhi gjithe ajo siguri.
Perseri ra heshtja.
Ne receptor degjohej vetem frymarrja se saj.
Po mendoj te vetevritem me tha qetesisht.
Te vetevritesh?????
E ke vendosur se si do ta besh, apo je ende duke menduar per menyren, e pyeta qete.
Prandaj te mora, qe te me japesh ti ndonje mendim, me tha.
Nuk kisha asnje arsye per te mos e besuar.
Ajo mund te bente gjithcka.
Mire atehere, do te perpiqem te sajoj dicka per ty, por duhet te me krijosh nje ide me te qarte se si e do qe te jete.
E dhimbshe, e shpejte, tronditese, me jep ndonje hollesi, fillova te pyesja sikur te kisha eksperience ne kete fushe..
Dua te vije ngadale, qe te me jape kohe te mendohem, te rreshkas brenda trupit tim duke perzene jeten prej tij.
Atehere te duhen disa qetesues, ne fakt shume qetesues.
Nuk kam asgje, asnje ilac, kam vetem alkol cigare, dhe asgje tjeter.
Ato ste hyjne ne pune, i them, dhe po mendoja se cfare mund te shkaktonte nje vdekje te lehte.
Mbylla syte per nje cast dhe u perpoqa te perqendrohesha, por pikerisht atehere zhurma e makines grirese fantazem, u ndje edhe me e forte.
Nuk me vjen asgje ne mend, prandaj po te le vetem i thashe,., por nuk goxova ta ul receptorin.
Ajo nuk foli.
Nga ana tjeter u degjua renkimi i shtirur i aktores se filmit pornografik.
A eshte bjonde ajo- e pyeta per te thyer heshtjen.
Po ajo eshte bjonde, dhe ka gjoks te madh, form konik, shpjegoi???
Ti je e dehur, shko te flesh, u perpoqa ta bind.
Dhe perseri ajo heshti.
Zhurma e makines grirese u degjua fuqishem sa per nje moment mendova se vinte nga dhoma ngjitur, por nuk mund te ishte ashtu sepse kishte muaj qe aty nuk jetonte njeri.
Ajo u mbush me fryme dhe une e ndjeva shume prane.
Damaret si thua te presesh damaret, por vetem te njerit krahe, keshtu qe do te kesh nje vdekje te ngadalte, fola perseri per te thyer heshtjen.
Jooooo gjaku ta shpif.
Me jep kohe te mendohem i thashe, ose prit deri neser, shko ne nje farmaci, merr ca qetesues, dhe kjo pune u zgjidh.
Nuk mundem deri neser, jam tmerresisht keq, duhet ta kuptosh qe po cmendem.
A mund te vij tek ty???
Tani, pyeta, nderkohe qe ora ne mur tregonte 4-30 e mengjesit.
Po mire hajde.
Ula receptorin dhe u perplasa pas shtratit tim.
Zhurma e llahtarshme e makines grirese nuk degjohej me.
Nga jashte makina e bashkise po pastronte kazanet e pleherave, ndersa drita akoma se kish thyer terrin.
Nuk kisha me gjume, ne fakt nuk kisha me asgje.
Ne me pak se 15 minuta degjova zhurmen e makines se saj, deren qe u perplas, pastaj ashensorin qe ngjitej, hapat e saj drejte deres sime, zilen, dhe ajo ishte aty, plotesisht e shperfytyruar, me floke te shprishur, me sy te lodhur, nje gjysem femer, e rregjuar plotesisht.
E vetmja gje qe ende skishte ndryshuar tek ajo ishte shkelqimi i cmendur i syve te saj. Ne fakt ideja e vdekjes kishte bere qe ato te ndizeshin edhe me shume.
Ishte shkelqimi i fundit, edhe pse ajo nuk kishte per tu vetevrare tani, te pakten jo ne shtepine time.
As vete nuk e di pse e kisha lejuar qe te vinte, cfare mund te beja une per te ne kete ore te nates.
Nese miqte jane per te dhene keshilla, ato mund te jepen edhe ne telefon, mendova, por kjo sndryshonte me asgje, ajo tashme ishte aty.
Ajo ishte perplasur mbi kolltuk, dhe perhumbur me nje ngerdheshje te pakuptimte ne fytyre, shikonte tavanin.
U ula perballe saj, shikoja se si mbushej me fryme trupi i saj i imet, shikoja driten pas syve te saj, dhe nuk mund te thosha asgje.
Pastaj ajo u zhvesh.
Hoqi nje nga nje te gjitha rrobat dhe sikur une te mos ekzistoja,eci drejt dritares, e hapi ate, u mbush thelle me fryme, mblodhi floket pas kokes shtriqi krahet dhe qafen e holle, eci drejt krevatit tim, u mbeshtoll kruspull ne mes te tij, mbylli syte, fjeti.
Kishin kaluar me shume se dy ore qe e shihja te flinte dhe pothuaj me kisha harruar qe ajo kerkonte nje vetevrasjeje te qete, kur mendja me shkoi tek gazi karbonik.Gazi karbonik, po po gazi mund te shkaktoje nje vdekje te qete, mendova por nuk guxova ta zgjoja.
Qesha me vete.
E shikoja tek mbushej me fryme ate femer me trup femije por perseri e kisha kaq te veshtire te besoja se ajo ishte gjalle.
Mbase ajo ka kohe qe ka vdekur, mendova per pak, pastaj as qe dyshova se ashtu duhet te ishte.
Mbylla syte, ndersa zhurma e makines grirese kishte kohe qe degjohej brenda kokes time.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   15/10/2007, 10:59 pm

Zanafilla


E hene.

E hena nuk eshte nje dite e mire per te hyre ne biznes mendoi, e me parate qe kishte kursyer shkoi ne kishe e u martua me Karinen
nje prostitute franceze me gjoks te madh e kembe te shtrembera.
E c'gje me e mire se nje dasem mund te ndodhi te henen???

E marte
Te marten i fali Karines nje bebe te bukur, nje vajze te me floke e sy te zinj. E puthi me dashuri femijen e tij, dhe shpenzoi kusurin e dites i lumtur. Ishte i lumtur te marten.

E merkure.
Te merkuren e pagezoi foshnjen me emrin Maria, dhe po te merkuren ashtu sic ia donte zemra e martoi ate me Gjergjin, nje
bixhozxhi i ndershem i lagjes se VERDHE. Pastaj krenar vendosi ta ruaj ne kujtese te merkuren.

E enjte
Te enjten e deshi shume te shoqen.
E rrembeu prej beli, i perplasi fort ne krevat, ia hekurosi me gjuhe rrudhat e ballit, ia nanuriti e ia qetesoi furtunat qe i fshiheshin pas syve dhe cepave te buzeve. Pastaj beri ate qe mund te behet te enjteve. Ia shapullosi te ndenjurat e beshme me gjymtyret dhe terpicen e tija. Kuptoi qe i kishte munguar tere kete kohe.

E premte
Te premten donte te ishte serish burre.
U deh ne prag te shtepise, e ne prag te shtepise qau me ze si cilimi. Pastaj si foshnje u drodh, e si foshnje dremiti po ne prag. E vetem nje burre i vertete mund te qaj me ze si femije. Dhe ishte e premte.

E shtune
Te shtunen foli me veten gjate.
Ju thane veshet prej heshtjes, e buzet ju mpine. Do donte ta donte te shoqen, po smundi, dhe heshti, dhe deshi veten. Sa shume e deshi veten te shtunen.

E diel
Te dielen nuk donte te bente azgje.
U shtri ne kurriz dhe pasi i hodhi nje veshtrim te mpire gjithckaje qe kishte perreth, vendosi te vdiste.
Dhe ashtu beri.
Mbylli syte dhe vdiq.
Nuk e dinte qe i kishte urryer te dielat.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor




MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   16/10/2007, 1:47 pm

:bravo:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor




MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   16/10/2007, 10:19 pm

PASKE BERE SHKRIM HATA DONO
:15:
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   16/10/2007, 10:20 pm




Vrasesi


Kam kohe qe nuk dal nga shtepia.
Dua te rrefej se eshte dikush qe po kerkon te me vrase. Mos me pyesni se nga e di kete, sepse do te ishte teper e veshtire tua shpjegoja, e rendesishme eshte se atje ne rrugen e madhe, pikerisht ne trutuarin perballe nderteses ku une banoj, per ore te tera qendron nje meso burre, i veshur me nje pardesy bezhe e cila jo pa qellim eshte e mbyllur gjithmone deri ne fyt. Eshte ai vrasesi im. Poshte pardesyse ka nje sakice (sqepar), me te cilen kerkon te me hape koken ne dysh. Bota eshte e mbushur me manjaker, me te semure psiqike, shpirt trazuar, e une tani jam nje njeri qe perndiqet ne cdo hap nga nje marre. Dje psh , ai mori te njejtin autobus me timin, dhe u ul ne nje pozicion nga I cili mund te kontrollonte te gjitha levizjet e mija. Mbante syze te errata per te mos u kuptuar, qe me kishte ngulur ate veshtrimin e tij te yndyrshem, dhe bente gjate gjithe kohes sikur shfletonte nje gazete sportive. Udhetimi zgjati 25 minuta e gjate gjithe kesaj kohe ai nuk e ndryshoi asnjehere fleten e gazetes, e kjo me ben te mendoj se ai nuk po lexonte asgje, por thjeshte po perpiqej te me hidhte hi syve mua. Zbriti ne stacionin tim, e me ndoqi nga pas me nje te ecur te permbajtur, dhe kur une ju afrova hyrjes se pallatit ai u mbeshtet ne murin perballe.Kushedi se cfare mendonte ne ato caste. Mbase imagjononte se si ngrinte sepaten e tij mbi mua e me godiste pambarimisht duke kqyrur gjakun tim.
Rrenqethem kur mendoj se ai vazhdon te jete poshte dritares sime.

…………………………..

Ka dite qe nuk shkoj ne pune, ne fakt nuk dale fare nga shtepia. Burri me pardesyne bezhe, sillet si hiene rreth pallatit tim, e nuk ben gje tjeter vec hedh veshtrime te shpeshta nga dritarja ime, pa e ditur se une jam mbrapa perdeve duke e vrojtuar. Eshte shume I durueshem, dhe pret qe une te dal jashte per te vene ne jete planin e tij te cmendur. Eshte kaq i vendosur sa duket se asgje nuk ka per ta ndalur ate. Edhe per te ngrene ha ne nje fast food ketu perballe shtepise sime. Kur behet nate, edhe pse une nuk mund te shikoj qoshen e tij, perseri e di se ai eshte diku ne erresire, i shkrire ne te, e nganjehere mendimi ma sjell rrufeshem prapa deres time, ku ai gjysem i djersitur shtrengon bishtin e sqeparit, ngre doren e behet gati te trokase.
Mbase ai nuk e di qe une jam duke e pritur, jam ketu i pergatitur per ardhjen e tij. Mendon se do ta kete te lehte me mua, por nuk e di se mbas deres e pres une, bashke me makthin tim, duke perjetuar frikshem te gjitha levizjet qe behen ne korridor.

……………………………….

Kane kaluar jave nga hera e fundit kur dola ne rruge.
Sot mora nje telefonate nga agjensia per te cilen punoj dhe mesova se me kishin pushuar. Nuk kisha asnje arsye per tu justifikuar, ndaj nuk bera gje tjeter vec ula receptorin, dhe pranova ne heshtje vendimin e marre tashme nga bosi im. E ndjeja se pas humbjes se punes do te me duhej te perballesha me probleme edhe me te medha, por gjithesesi, ishte e pa-mend te dilja nga shtepia pasi ai vazhdonte te me priste, aty ne qoshen e tij, te me priste per te me ekzekutuar. Shpesh me kishte shkuar nder mend te telefonoja policine e ti thosha se eshte dikush, nje i marre, i paemer, nje manjak qe ka nje sopate poshte pardesyse se tij bezhe, e qe nuk pret qe tjeter vec te dal nga shtepia per te me hapur koken si kungull.
Ata do te me pyesnin se kush ishte ky person, si e kishte emrin, ku ndodhej, a mund ta shikoja une sepaten e tij, e shume te tjera si keto, per te cilat une nuk kisha asnje pergjigje.
Kjo eshte tragjike.
Po sikur te mos me besonin e te me merrnin per te marre. Do te me mbyllnin ne nje nga ato spitalet psiqiatrike.
Kjo do te ishte edhe me e pashprese.
Ai mund te prezantohej si ndonje i afermi im i larget dhete vinte ne spital per te me viztituar, e shume qetesisht mund te me ekzekutonte aty, ne dhomen time, duke me mbytur me duart e tij te fuqishme, a duke ma perplasur koken mbas cimentos. Pastaj do te justifikohej se une e kisha sulumuar i pari, e ai e kishte bere per tu vetembrojtur.
Pune m-uti.
Ecejak ne dhomen time, kerkoj nje rrugedalje, nderkohe qe e ndiej se si koha dobeson durimin tim. Ka dite qe gjume-prishur ngrihem naten i mbytur ne thirrje nga enderra te frikshme, nga enderra makabre, ku une qendroj i shtrire ne kembet e tij, e ai eshte duke me goditur me sqeparin e tij.
Ndjej dhimbje ne kafke.
Po cmendem.


Ka kaluar me shume se nje muaj qe nuk dal nga shtepia.
Nuk e di se c’dite eshte, e as e kam idene se sa eshte data.
Tani ndihem si nje kavie qe e mbyllur ne nje kafaz te madh, e me te cilen jane duke eksperimentuar. Eksperimentojne me durimin tim, me friken time, me pritjen time.
Ai vazhdon te qendroje i heshtur perballe pallatit tim, duke ndezur e fikur nje nga nje cigaret , duke hedhur veshtrime anonime mbi dritaren time.
Forcat po me shterin, e bashke me te duket se po shter edhe pritja ime ne kete hapesire te lodhur, ku une marr fryme shpejte, ku pulsi im kercen nje koreografi frike, ku ne gjak kam aq adrenaline sa mund te kisha bere edhe nje elefant ti dridheshin gjunjet, kur bebezat i kam te shqyera aq shume sa e bardha syve nuk mund te vihet re, e qimet e gjithe trupit i kam te ngritura perpjete si te me kete goditur rrufeja.
Me nje fjale jam duke perjetuar ankthin me te tmerrshem, e cdo sekonde lus zotin qe kjo te marre fund, por duket se ai eshte mese i vendosur per te me ekzekutuar.

……………………………

U bene me shume se dy muaj qe nuk dal nga shtepia.
Me kane prere energjine elektrike, ujin, dhe gazin.
Nuk kam se me se te gatuaj, nuk kam se me se te lahem, nuk kam se me se te ngrohem.
Shtratin e kam afruar prane deres, te cilen e kam siguruar mjaft mire. Poshte jastekut mbaj nje thike te stermadhe, dhe gjithe diten rri shtrire i mbuluar me kuverta. Kam filluar te vi ere te ndyre dhe kam zene parasite.
Ka dite qe dal vetem kaps nga ushqimet e thata qe konsumoj, ndersa trupi me eshte mbushur me pulla te kuqe, dhe me pucrra plot qelb.
Floket me kane rene pothuaj plotesisht, ndersa dje teksa shikoja shperfytyrimin tim ne pasqyre, arrita te heq nje nga dhembet e mi me dore. Kishte dite qe me levzite, dhe mjaftoi vetem nje terheqje e lehte qe ai te dilte nga nofulla ime e poshtme.
Tani jam shnderruar ne nje qenie tjeter, te pashprese, qe kalon diten perpara dritares, duke vrojtuar vrasesin me pardesyne bezhe i cili ben ecejake, hedh veshtrime nga dritarja ime, ushqehet me sanduiche, pi cigare te shtrenjta, e kohe pas kohe rregullon sqeparin qe fsheh poshte pardesyse.
Ka momente qe ndihem i ndricuar nga arsyeja.
Ne momente te tilla une di gjithcka, gjithcka eshte kaq e qarte per mua, kaq e kuptueshme, kaq e prekshme. Ne momente te tilla nuk ka enigma, nuk ka te fshehta a sekrete qe mund ti shpetojne trurit tim. Eshte dhurata e vetme e ketij meditimi dy mujor, ne te cilin truri funksionon me kapacitet te plote per te parashikuar levizjet e vrasesit tim.

………………………………


Sot nuk kam vene gjume ne sy.
E gdhiva.
Pata nje nga ato momentet ku gjithcka mu ndricua, dhe gjerat mu duken kaq te qarta.
Nuk kam rrugedalje tjeter vec ta vrase ate. Ai nuk mund ta mendoje se une pikerisht, i strukuri, i tremburi, une qe me ka hyre tmerri prej tij, te zbrese ne rruge per ta hequr vete i pari qafe. Ai nuk mund ta imagjoinoj kete. Tani ai nuk eshte aty. Ka hyre ne Fast foodin e tij per tu ushqyer, e pikerisht ky eshte momenti me perfekt. Do te pres sa te dale nga fast foodi. Do ta terheq drejt ndonje rrugice e aty, do ta vras, ose se paku do perleshem me te.
Rrembeva thiken nga poshte jastekut, e fsheha mbas shpine, dhe zbrita rrufeshem shkallet. U mbeshteta ne murin perballe fast foodit, dhe ndeza nje cigare te cilen ja kerkova dikujt. Pastaj ja ngula syte hyrjes, ne pritje qe ai te dilte duke u mbllacitur. Ai nuk po dilte. Ne fakt kishin kaluar vetem 40 minuta, e une duhet te prisja me teper.

Bleva nje pakete cigare, e fillova te tymos nervoz, me syte e ngulur ne hyrjen e fast foodit, e duke rregulluar here mbas here thiken qe tashme e kasha vendosur poshte xhaketes sime, te cilen jo pa qellim e kasha mberthyer deri ne fyt.

Pas dy oresh e vura re te kalonte shkujdesur perpara meje, duke u hequr se nuk me kishte vene re. Ai nuk kishte shkuar per te ngrene, por….. nje dreq e di se ku kishte shkuar. Nuk mi hodhi syte, por vazhdoi te eci I qete. E ndoqa nga pas. Isha shume I sigurte qe ai e dinte se po e ndiqja, Jo pa qellim ai po drejtohej nga nje rrugice e vetmuar, e boshatisur. Sic duket edhe ai e kishte ndare mendjen qe te perlesheshim.
Sa me thelle hynim ne rrugice, aq me e vetmuar behej ajo, aq me bosh.
Tani degjoheshin vetem hapat tona.
I shpejtova ato, e tani isha vetem 2 metra larg tij. Mund tja ndjeja edhe frymarrjen. E arrita, nxorra thiken nga breda xhaketes, e cika mbi sup, dhe ja ai u kthye.
Me pa i habitur, nuk me kishte pandehur kaq te guximshem sic duket, prandaj edhe habitej.
Hapi gojen te thoshte dicka, po nuk kishte kohe, thika ime e mprehte depertoi kraharorin e tij, e ai u plandos ne kembet e mija, ndersa gjaku i tij i ngrohte, me njomi duart. Mjaft i qete, pastrova thiken nga gjurmet e mija, dhe e hodha ne nje pusete aty afrer. Pastaj pasi u sigurova qe askush nuk me kishte pare, me hap ate qete dola nga rrugica, duke lene shakull ate qe donte te me vriste e bashke me te makthin tim. Ndjehesha i cliruar, i qete, i plote.
Ndihesha serish njeri, nje njeri tjeter.


Dy ore me pas, pasi shkrydha gjunjet ne xhiro te gjata, e mbusha mushkrite me ajrin e paster te parqeve, bleva nje pica dhe u drejtova per ne banesen time e cila ka nevoje per nje pastrim serioz. Qe neser do te gjej nje pune te re, qe neser do ti kthehem normalitetit. Hap dritaren e baneses sime per te lene ajrin e fresket te janarit te prek te mbushi dhomen time qe qelbet era kalbesire.
Rruga ime tashme eshte plotesisht bosh, e une per te fundit here hedh veshtrimin nga vendi ku me pare rrinte ai, dhe u ndjehem mire kur ve re se ai nuk eshte aty.
Ai tani mbase ndodhej ne morg, a ndoshta vazhdon te qendroje akoma I shtrire ne kalldremin e asaj rrugice qorre.
Qyteti ka rene ne gjume.
Gjithcka eshte zhytur ne terrin e thelle te dimrit. Te gjithe flene te qete, te
gjitha dritat jane te fikura.
Te gjitha??
Ne fakt jo te gjitha.
Ne pallatin perballe, ne katin e trete nje drite eshte akoma e ndezur e aty nje grua rreth te 50-ve po me shikon ngultaz. Pse me shikon ajo. C’fare ishte kaq interesante tek une.
Me sa me kujtohet ajo ka qene ne dritare edhe dje, bile edhe para nje jave.
Po po, gjate gjithe kesaj kohe qe une kam qene ne vrojtim te vrasesit tim, ajo ka qene ne vrojtimin tim. Pra ajo e di qe une ruhesha nga burri me pardesyne bezhe, e kur te mesoje per vdekjen e tij, ajo me siguri do te lajmeroje policine e do ti vere ne dukje dyshimet e saja.
Pra ja kush na paska qene arsyeja e qendrimit te saj ne dritare, ajo me paska pergjuar mua.
Po po jam shume i sigurte, qe ajo e di.
Ajo me ka pergjuar.
E poshtra, do te me fuse ne burg, c’makth, c’ankth, c’stres.
Duhet te shpetoj prej saj.
Te iki?
Te braktis shtepine, gjithcka e te largohem.
Cte bej?
Nuk mund te braktis gjithcka kam vetem sepse nje ndyresire kerkon te me fuse ne burg.
Nuk mund te hedh ne hic gjithe jeten time, vetem e vetem se nje qelbesire nuk do te rri pa folur.
Duhet te gjej nje zgjidhje, patjeter te bej dicka per te dale nga kjo situate.
Mbase me mire do te ishte sikur ta hiqja qafe ate.
Po po keshtu do te bej.
Da ta vras ate.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor




MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   17/10/2007, 8:16 am

:bravo: skam c them me... ke nje imagjinat qe as femijet se kan..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   17/10/2007, 12:25 pm

hahahahah anisa Very Happy
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   17/10/2007, 8:02 pm





Neser

------------------------------------------------------------------------

Gjithcka eshte nje genjeshter e madhe, nje genjeshter e treguar bukur, kaq pafajesiht e besueshme.
Kush do te guxonte te fliste per mungese fantazie.
Pretendim idiot.
Mos u justifikoni.
Eshte njesoj si droga.
Nje burre I qethur shkurt, me nje mjekerr te dendur te shikon ngultaz ne fytyre, ndersa retinat e tua zvogelohen, duart e djersitura ne fillim dridhen, pastaj gjithe trupi si nje frut i tej-pjekur keputet ne prehrin e pergjumjes.
Sa ke fryme.
Gjithcka palitet, si te ishte nje pelte e madhe e shtypur nga pesha e ketij qielli te qelqte.
Gjen damarin, shtrengon krahun me llastikun qe terheq me dhembe, ngul agien, terheq nje mase gjaku te cilen e shtyn perseri ngadale brenda venes tende.
Vena kau.
Keto nuk jane vena.
Eshte rrjeti energjitik i qenies tende.
Buzeqesh frikshem.
Mbyll syte dhe ja ku gjithca fundoset ne erresire.
Ke ftohte????
Nuk e ndjen afshin e ngrohte qe te mbulon.
Ulesh ne gjunje, me sy te mbyllur ngerdheshesh frikshem.
Krisht, eshte kaq i bukur ky cast sa druaj se nuk eshte i imi.
E dini se cfare eshte gjeja me e bukur ne bote?
A keni mundur ta pyesni ndonjehere veten per kete, apo frika se nuk do te mund tu perkas kurre e ka mbajtur ate larg nga mendimet tuaja mediokre, nga bota juaj e vogel e mbushur me rutina.!?
Nuk ka asgje me te bukur se vdekja.
Eshte gjeja me perfekte, me eksituese, qe dikush mund te imagjinoj.
Eshte paturpesisht seksi.
Mjafton te flas per te, dhe ndiej te me fryhet.
Syte me cmenden.
Rrenqethem i teri, kerkoj nje vend ku te mund te masturboj.
Nje vend ku te mund te derdhem.
Te gjithe te denuarit me vdekje ne castet e fundit te jetes kane nje ngrehje tmerresisht te fuqishme.
Eshte lavdia e fundit.
Cfare sfide.
Te gjithe mastrubohen, gardianet, policet, i denuari.
Orgji kolektive, dhe eshte festa e vdekjes.
Askush nuk mund te vrapoje, te iki, ti shpetoje gravitetit te saj, forces se saj terheqese, deshires per te ndier peshen e saj zhberese, per te shijuar nektarin e epshit te saj.
Le mos te flasim per sekonden perfekte pastaj, per castin ku ti ndihesh i terhequr nga nje dimension tjeter, dhe shikon tej vetes veten, qe po shnderrohet ne vete.
Gjithcka ndoth teksa po vdes.

Perseri terheq nje shkulm gjaku nga venat e tua, shtrengon dhembet, ngerdheshesh, ndjen rrenqethjen ne shpine, dhe pastaj gjithcka qe zbret ne vendin e vete, nga ajo ngjitje e shpejte e pakuptimte
Imazhe te shumfishuara, asnje lidhje midis tyre.
Asnje lidhje mes teje dhe botes.
Leviz pa u ndjere dhe nuk je hije.
Ajo qe na lidh me boten eshte koha.
Kohaaaaaa.
Si nje kordon ombelikal, ushqen qenien tone me gjithcka qe na duhet, na mban te bashkuar me njerzit, me boten, me te teren, e prape na flak ne vetmin tone.
Vetem nga dita qe lindim.


Z eshte tregtar kuvash.Ben oferta te ndershme.Ti paguan per pak shoqeri.
Ai te zgjat katalogun, te ngul syte dhe hesht.
Nuk do te influencoj ne zgjedhejen tende.
Sa kushton modeli 18.
Sa do te paguaje ti.
30 per gjithe naten.
Ai qesh.
Po tallesh.
Therret vajzen.
Ajo ngre bluzen.
Thithkat i ka te medhaja si dy ishuj cokollate, ndersa lekuren si nje det qumeshti.
Do te flesh me te?
Ke deshire ta pallosh?
A do tja prekesh cdo pjese te trupit te saj me buze, ta thithesh deri ne pergjakje, ta besh me te me bindje se cdo renkim i dal nga kraharori i saj eshte nje bekim per parajesen ne te cilen e ke cuar?
Renkon bukur, kjo me beso.
Pastaj i drejtohet asaj, renko pak vogelushe.
Ajo renkon, pastaj buzeqesh.
E shikon se cfare frekuence ka renkimi i saj.
Buzeqeshje shenjtoresh-komentoj une.
Po ajo eshte nje shenjtore, thote ai dhe shkel syrin.
Me thuaj pra, a do te flesh prane saj, te mbulohesh nga trupi i saj i imet, te lundrosh ne magjine e enderrave te saj?
Te behesh I pamekate ne pranine e saj?
Mik, nuk dua te te mbush mendjen, por nje pallim me te eshte si te jesh ri-pagezuar.
Do ta duash boten me shume pas kesaj.
Tund koken ne shenje pohimi.

A do tja shikosh zogun .
I ben shenje vajzes te ule mbathjet, edhe pse them qe nuk eshte e nevojshme.
Atehere 50 dollar dhe kjo vogelushe e nderuar, me prejardhje shenjtoresh do te te jete ne sherbimin tuaj.
Ajo ben gjithcka.
Hahahahahahahahahahahahahahaha.
Eshte e perkushtuar si motra e Gjergj Elez Alise.
Qeshet me shakane e vete.


Ne shtepi eshte kaos.
Mbi tavoline instrumentat e mija, nje gjysem sanduici dhe nje gote qumesht..
Ne muret e dhomes gravura, skica, piktura te paperfunduara.
Je piktor-pyet me nje ze qe sja kisha degjuar der atehere.
Une tund koken.
Nuk ulet, qendron ne mes te dhomes, ne mes te drites.
Nuk ka as pasion dhe as lavdi ne ate trup te imet, te kerrusr, dhe kjo e bene te duket si shenjtore.
Vjen era sperme.
Ajo eshte e uritur.
I jap gjysmen e sanducict, goten me qumesht.
Ajo eshte mirenjohese.
Fillon te zhvishet.
Lakuriqesia e saj eshte tronditese.
Duhet te jete patjeter anemike.
Te pelqejne ishujt e mi te cokollates thote?????
Qesh frikshem.
Cfare do qe te bej thote???
A shpohesh e pyes une?
Ajo pohon me koke.
I tregoj qesen e e heroines.
Nuk kisha si te gabohesha, dukej qe ishte prezaqe.
Pastaj ajo me ndihmon te pervesh mengen.
Terheq serish nje shkulm gjaku, e shtyn tinezisht drejt rrjedhes se jetes, dhe koha dehet.
Ajo shpohet, leshohet mbi shtrat, nxjerr fryme.
Ka frike.
Ne retinat e ngushtuara imazhet e pakuptimta shfaqen, me bejne te qesh.
Hahahahahahahahahahahahahahaha.
Ajo shikon e habitur, struket edhe fort prane meje, dhe sikur kupton gjithcka pyet.
Po neser?????
Nuk e di nese ajo pyet veten a mua.
Hesht.
Ndjej peshen e se nesermes, dhe nuk dua ta mendoj ate.
Nuk ke pse shqetesohesh lepurushe, ne edhe mund te vrasim veten po te duam.
Ndihem i qete kur mendoj se e kam gjithmone nje mundesi shpetimi.
Ajo ngjeshet edhe me forte pas meje.
Rreshkas ne qetesise time djallezore.
Ne retina me ngjeshen imazhe te genjeshterta, pafajesisht te besueshme.




_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   18/10/2007, 11:43 am

Njeriu I Mire


Jetoj ne nje qytet te vogel, me disa mijera banore. Te gjithe e njohin njeri-tjetrin, te gjithe kane dicka per te thene, nje koment per te bere per kedo, qofte ky nga ana tjeter e qytetit a qofte fqinji i deres perballe.
Kafen e pi vetem.
Nuk me pelqejne thashethemet, nuk me pelqejne njerzit qe flasin e flasin papushim.
Ne lokalin e mbushur plot une kam vendin tim. Kamarierja e di se cfare marre. Si gjithmone nje ekspres dhe nje pakete cigare.
Kafeneja zhuzhatet nga bisedat, ndersa une lexoj nen ze gazeten. Pi kafen, ndez nje nga nje cigaret. Dita rrjedh e qete brenda kornizave qe e zakonshmja ka mberthyer perseritje pas perseritje.
I humbur ne titujt e gazetes shoh nje siluete te me afrohet. Eshte nje burre tejet i stergjate. Ai ulet ne tavolinen time, nuk me pershendet, ne fakt nuk me hedh as syte. Kamarierja i servir edhe atij kafe. Ai pa me pyetur merr nje cigare nga paketa ime.
Cuditem me sjelljen e tij, por cuditerisht nuk nervozohem.
I qete ai pi kafene. Nuk me flet, nuk me shikon.
Prania e tij me ka shtangur.
Me habit ky njeri.
Le menjane gazeten dhe e shikoj ngultaz, por ai sillet sikur une te mos ekzistoja. Merr perseri pa me pyetur, nje cigare nga paketa ime, dhe nuk e ka aspak te veshtire te shmang kontaktin me veshtrimin tim.
Pastaj ai ngrihet, paguan kafene e tij dhe del.
Ineteresante them, dhe i rikthehem gazetes, por e shoh se e kam tmerresisht te veshtire te perqendrohem pas kesaj.
Dites tjeter ai vjen ne te njejten ore.
Perseri ulet ne tavolinen time, nuk pershendet, nuk me hedh syte, porosit kafe, ndez nje cigare.
Kesaj here nuk cuditem. Zgjas doren e marr nje cigare nga paketa e tij. Ai nuk thote asnje fjale. Shikon per nje cast gjestin tim, dhe pastaj zhytet ne heshtjen e tij. Te dy heshtim, pime kafe, shkembejme cigare me njeri tjetrin dhe nuk e dime si quhemi. Jetojme ne qyetete te vogla ku cdokush di gjithcka per njeri-tjetrin, e nuk dime emrin e shoshoqit edhe pse tashme kemi mbi tre jave qe pime kafene bashke.
Ndihemi rehat, secili ne hapesiren e tij ne ate tavoline te vogel ku ne ulemi ne menyre simetrike, e po ne menyre simetrike kordinojme levizjet, shkembejme cigaret, madje dhe frymemarrjet. Cdo dite ne te njejten ore une jam atje, ne cep te lokalit me mikun tim te panjohur duke perjetuar eksperiencen me te cuditshme qe me ka qelluar ndonjehere. Tashme kam filluar te mendoj nje emer per te, nje histori, nje profesion. Ai eshte shume i perpikte, gjithmone i rregullt, dhe nuk e rrufit zhurmshem kafene. Nuk te bezdis asnjehere dhe merr fryme sikur te mos ishte.
Une le cdo pune per te qene ne kafe ne ate ore, per te mos e lene vetem ate, per ta perjetuar kenaqesine qe te jep prania e tij, edhe pse nuk ja kam degjuar kurre zerin, edhe pse nuk e di ende nese ai eshte nen gjendje te flase.
Thjeshte e kam rradhitur ne listen e miqeve te mij me te mire. Nuk do te preferoja ta pije me askend kafene e mengjesit, vec tij, njeriut qe duket se nuk e njeh askush tjeter ne kete qytet.
Me ditet gjithcka erdhi u be kaq e natyrshme, aq sa une nuk mund ta konceptoja faktin qe mund ta pije kafene pa te. Nuk mund te ngrihesha nga tavolina asnjehere perpara tij, sepse ashtu bere zakon. Ai vinte mbas meje, dhe ikte para meje. Nese do te me duhej te ikja une para tij kisha frike se do te dija te sillesha, pasi do te sihte dicka e re per marredhenien tone, e per pasoje mund te ishte nje hap i gabuar, nje dicka qe atij mund te mos i pelqente. Ashtu sic njerzit zgjedhin fjalet, ne menyre qe te mos i prekin te dashurit e tyre me ndonje fjale te rende, ne zgjidhnim veprimet, i permbaheshim skenarit tone.
Ai vinte cdo here pese ose 7 minuta mbas meje. Une sapo kisha bere rrufitjen e pare te kafese kur ai ulej ne tavoline. Une nuk e ngrija koken, sikur ai te mos ishte fare aty. Ndjeja after shavein e tij, dhe pastaj nga levizjet qe beja e shikoja se ai po nxirrte paketen, cakmakun, dhe nje shami te paster hundesh te cilat i vendoste ne tavoline me nje rregullsi te cuditeshme, tamam si instrumentat e nje kirurgu para operacionit.Ngrinte doren larte per ti terhequr vemendjen kamarieres e cila pas kesaj e dinte vete se cduhet te sillte. Une nderkohe pa e ngritur koken nga gazeta zgjasja doren drejt paketes se tij merrja nje cigare te cilen e ndizja me cakmakun tim, dhe e vendosja ne po te njejtin vend paketen.
Pastaj rrufisja serish kafene.
Ai vazhdonte te pinte kafene i qete, dhe shume rradhe i hidhte syte nga gazeta, pastaj pesha e mendimeve e fundoste ne heshtje. kur vinte koha per te shkuar e shikoja tek dilte nga lokali, dhe mendoja se sa shpejte kalonte koha. Ngrihesha 5 ose 7 minuta mbas tij.
Cuditerisht nje dite e prita me gjate se zakonisht. Kaluan minutat e parashikuara dhe ai nuk po vinte. Pa e kuptuar u bera nervoz. Heren e dyte qe pashe oren vura re qe ai ishte gjysem ore me vonese. Nuk po me pelqente kjo. U ndieva i fyer. Duhej ta fyeja edhe une, me te njejten monedhe. Mendova qe kur te ai te ulej une do te ngrihesha nga tavolina ne menyre demonstrative dhe ai do ta kuptonte qe isha fyer. Ai nuk po tregohej i perpikte. Pastaj pata nje moment medyshjeje, dhe e quajta veten kalama. Burri i botes mund te kishte qene semure, a mbase mund te kishte ndonje hall familjar, ndersa une do te sillesha ne nje menyre aq te papjekur. Por e tere kjo nuk zgjati shume. U ndjeva i nxehur serish me te. Ai duhet te kishte gjetur nje menyre per te me lene te kuptoje se nuk do te vinte. Nuk kishte se si me linte te prisja keshtu.
Tashme kishte kaluar plote nje ore dhe ai nuk kishte ardhur. Ja tregoj une ketij mendova. Do ta bej per nje lek, qe ti vije zor nga vetja.
Me te tilla mendime ne koke dola nga lokali. Kafja nuk me kishte shijuar fare, ndersa gazeten as qe kisha patur nerva ta lexoja.
Po i drejtohesha rruges kryesore me idene se mund ta shikoja ne rruge edhe pse nuk e kisha parre kurre me pare. Po edhe po ta shihja nuk di se si do te isha sjelle. Nuk doja te beja ndonje gjest qesharak. Tek po kaloja prane furres se bukes pashe nje grumbull njerezish qe po qendronin perpara vendit ku afishohen lajmerimet e vdekjes. U afrova dhe midis shume fotove te tjera pashe foton e tij. Ishte me i ri ne fotografi. Ne fytyre kishte nje buzeqeshje te zakonshme. Dukej se fotoja ishte shkeputur nga ndonje fotografi familjare. Emrin e kishte patur mjaft te ndryshem nga ai qe kisha menduar une, ndersa moshen ishte shume me i ri nga ctregonte. Kishte qene i pamartuar. Ne fillim nuk ndjeva asgje, pastaj keqardhje, e me pas inat qe ai kishte vdekur e me ne fund turp qe isha nxehur me te.
Mu duk sikur e kisha tradhetuar.
Isha perlotur nga keqeardhja dhe vetem munda te them: Ai paska vdekur. Sa keq, paska vdekur.
E njihje: degjoj te me pyese nje nga ata qe dine gjithcka per kedo.
E njihja : i them me zerin e plote qe ta degjonin te tere.
Ishte nje njeri i mire.

_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Guest
Vizitor




MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   19/10/2007, 2:21 pm

as njeri nga te 2 nuk donte pa pinte kafene vetem... por asnjerit prej te dyve nuk i pelqenin thashethemet e njerezve... prandaj u terhoqen nga njeri tjetri.. edhe pse nuk flisnin njiheshin,,, !! wow!!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NEO
Antar/e Nderi
Antar/e  Nderi


Gender:MaleAriesRat
Age : 24
Anėtarėsuar : 28 Jun 2007
Mesazhe : 2474
Vendodhja : Mes parajses dhe Ferrit, ne nje vend qe quhet Toke...
Koha e lire : hmm......
Puna : pak nga te gjitha :)


Piket Piket: 0

MesazhTitulli: Re: TREGIME (+ 18 )   19/10/2007, 10:05 pm

anisa mendoj se e ke kuptuar pak gabim, pasi keta dy persona nuk kishin nje afeksion ndaj njeri tjetrit, dmth qellime ndaj njeri tjetrit. thjeshte ishte vendosur nje komunikim i brendshem ndermjet tyre duke e pasqyruar vetem ne gjeste jo ne fjale....

Une do te doja qe cdokush nga antaret te komentonte keto tregime dhe te japin nje mendim rreth tyre
_________________
...Frekuentimi i nje forumi tjeter... demton rende shendetin...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė

TREGIME (+ 18 )

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  I ardhshėm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: 
KENDI KULTUROR
 :: POEZI
-
Posto temė tė re   Pėrgjigju temės